Çmimet botërore të ushqimit kanë shënuar rënie të lehtë gjatë prillit pasi në mars shënuan nivele rekorde, tha të premten agjencia për ushqim e Kombeve të Bashkuara.
Në indeksin e çmimeve të ushqimit të Organizatës për Ushqim dhe Agrikulturë, që ndjek të gjitha trendet globale të çmimeve ushqimore, niveli i çmimeve në prill arriti në 158.5 pikë, krahasuar me 159.7 pikë sa ishte në mars.
“Kjo rënie e vogël në indeks është një lehtësim i mirëpritur, veçmas për shtetet me të ardhura të ulëta e që kanë deficit ushqimor. Por, çmimet e ushqimit vazhdojnë të jenë afër shifrave rekorde të regjistruara së fundmi dhe kjo reflekton shtrëngimin e vazhdueshëm të tregut dhe paraqet sfidë për sigurinë globale të ushqimit për kategoritë më të ndjeshme”, tha Maximo Teroro Cullen nga kjo organizatë.
Edhe pse është shënuar rënie e çmimeve, nëse krahasohen shifrat me prillin e kaluar, atëherë i bie që çmimet botërore të ushqimit janë 29.8 për qind më të larta, teksa janë rritur shqetësimet lidhur me ndikimin që do të ketë në tregjet botërore pushtimi rus i Ukrainës.
Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë po ashtu parashikoi se prodhimi i grurit më 2022 do të jetë 782 milionë tonë, që është një parashikim më i ulët sa kishte qenë paraprakisht.
Parashikimet e reja për rënie të prodhimit të grurit janë bërë duke pasur për bazë gjendjen në Ukrainë, pasi në këtë shtet pritet të ketë 20 për qind më pak sipërfaqe të korrur./REL
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
90%
-
Të gabuar
6.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 667
Lajme të tjera
-
Fundi i një politike te portat e manastirit?
27 Shtator, 12:32
-
OKB: Ne kemi prova të mjaftueshme që forcat ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë
26 Shtator, 09:21
-
Rusia kërkon t’i bashkohet këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut
26 Shtator, 09:02
-
OKB nis hetimet për nxitjen e gjenocidit nga mediat ruse
25 Shtator, 13:08
-
Rusia hedh poshtë marrëveshjet, Lavrov: Propozimet e OKB-së për paqe me Ukrainën, jo realiste
24 Shtator, 18:26
-
Eksportet e energjisë ‘mposhtin’ sasinë e importeve! Shqipëria siguron mbi 35 milionë euro nga shitja e energjisë
24 Shtator, 18:21
-
Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Merr notë shkëlqyeshëm, i dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus
22 Shtator, 22:09
-
Erdogan ankohet për ngjyrat e Asamblesë në OKB! Presidenti turk: LGBT ka të drejta, por edhe ne që jemi kundër tyre
22 Shtator, 12:29
-
VIDEO/ Hasani kryeson takimin ‘Armeni-Azerbajxhan’ në OKB: Përpjekje për të arritur paqe të qëndrueshme
22 Shtator, 11:58
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
'Bild': Para gjithë botës, Rama i vë frenat ankesave ruse me një fjali
21 Shtator, 20:17
-
Ylli Pata: Shndërrimi i parodisë anti-Rama në karikaturë anti-amerikane!
21 Shtator, 19:48