Shqipëria pjesë e 300 mln euro të
Bankës Europiane të Zhvillimit

Shqipëria pjesë e 300 mln euro të<br />Bankës Europiane të Zhvillimit
TIRANE- Shqipëria do të jetë përfituese këtë vit edhe nga fondi prej 300 mln eurosh, që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka parashikuar të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Kjo bankë në bashkëpunim edhe me Strukturën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor do të financojnë bizneset e vogla dhe të mesme në të gjithë rajonin. 

Për këtë qëllim, ka startuar një nismë e re e quajtur “Lehtësime në Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe Inovacionin”, duke nënvizuar angazhimin për forcimin e lidhjeve midis vendeve të rajonit dhe marrëdhënie më të ngushta me institucionet e Bashkimin Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Fondi Europian i Investimeve.

Ky projekt është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Europian, institucioneve financiare ndërkombëtare, donatorëve të ndryshëm dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. Projekti ka për qëllim zhvillimin social dhe ekonomik, si pjesë e aspiratës së këtyre vendeve, ku bën pjesë dhe Shqipëria, për t'u antarësuar në Bashkimin Europian. Kjo mbështetje do të jetë financiare dhe në formë asistence teknike për investimet strategjike, sidomos në infrastrukturë, në eficencë energjetike dhe zhvillim të sektorit privat.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit