Shqipëria u bë pjesëmarrëse në Ditën e Eksportit të Austrisë së Sipërme, që u organizua në Linz nga Dhoma Ekonomike e Landit të Austrisë së Sipërme.
Burime nga ambasada e Shqipërisë në Vjenë theksojnë se, në kuadrin e një bashkëpunimi mes Ambasadës dhe kompanisë Deloitte u mundësua edhe përfaqësimi i Shqipërisë me një stendë të vetën.
Në program përfshiheshin takime të përfaqësuesve të biznesit austriak me të deleguarit e Dhomës Ekonomike të Austrisë nëpër botë, si dhe referate mbi strategjitë dhe mënyrat e rritjes së eksporteve austriake. Këtë vit në fokus ishin katër shtete: Sllovakia, Turqia, Korea e Jugut dhe Meksika.
Përfaqësuesi i Ambasadës dhe i kompanisë Deloitte i njohën të interesuarit me mundësitë reale që ofron vendi ynë për investime dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme, si në turizëm, energji të rinovueshme, burimet minerale, etj.
ATSH
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA