TIRANE, 21 Janar/ATSH/- Komisioni Parlamentar i Ligjeve ratifikoi marrëveshjen "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesmarrjen në Programin e Unionit "FISCALIS 2020". Marrëveshja u nënshkrua në muajin shtator të vitit 2014 nga Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, Brisida Shehaj dhe Drejtor i Përgjithshëm i Unionit Tatimor dhe Doganor të BE-së, Heinz Zourek. Objektivat e programit në fjalë janë maksimizimi i efiçencës fiskale, duke shpërndarë të mirat publike me transparencë dhe mënjanuar evazionin fiskal. Përmes pjesmarrjes në program do të përmirësohen aftësitë e punonjësve me trajnime dhe programe specifike për mbledhjen e taksave dhe organzimin e politikave fiskale për të administruar me efiçencë taksat./a.gjonaj//a.ke/










