‘Shqipëria po shkretohet’ PD: 200 mijë shqiptare kanë ikur nga vendi në 8 vitet e fundit

‘Shqipëria po shkretohet’ PD: 200 mijë shqiptare kanë ikur nga vendi në 8 vitet e fundit

Selia PD

Partia Demokratike thotë se nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria ka arritur numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë. Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku në një reagim shkruan se ka ardhur koha që të ndryshojmë realitetin dhe se politika duhet të punojë për qytetarët.

‘Shqipëria sërish rekord për azilkërkuesit në BE/ PD, Tabaku: Shqipëria e Ramës është një Shqipëri që shkretohet.

Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE për çeljen e negociatave.

Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit.

Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeverinë që punon për veten dhe varfëron shqiptarët.

Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes Europiane.’- shkruan Tabaku.

Shifrat e publikuara nga Tabaku

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lana: 02/10/2021 03:19

    Kjo Jorida akoma.mendon se duke treguar deshtimet dhe korrupsionin e qeverise do te ndodhe ndonje gje. Asgje moj vajze. Asgje. Nje fije shprese qe kishim, iku. U bete bashke te tere, si ne ndonje film dhe te gjithe me role. Ne do ikim se nuk eshte vetem ceshtje parash, por dinjiteti njerzor, prosperitet familjar dhe te ardhmen e femijeve. Te mos jetojne ne nje shoqeri kaq kriminale sa kjo shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja