Shqipëria portë hyrëse për emigrantët e paligjshëm, 13 raste në hetim për akte terroriste - Intervista

TIRANE  - Vetëm në 3 muajt e fundit, me ardhjen edhe të FRONTEX në vendin tonë, janë kapur rreth 1700 emigrantë të parregullt, që kanë tentuar të kalojnë transit nëpërmjet Shqipërisë.

Në një intervistë për Report TV, drejtori për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj thekson se pjesa më e madhe e tyre janë kthyer vullnetarisht, e ndërsa 13 persona të cilët janë kapur pa dokumentacione janë çuar në qendrën e mbyllur në karrec, për të cilët tashmë kanë nisur edhe verifikimet nëse janë persona të skeduar më herët për akte terroriste.

“Në total janë kapur rreth 1700 shtetas të huaj, emigrant të parregullt të cilët kanë tentuar të hyjnë në Republikën e Shqipërië. Nga ky numër, rreth 85% e tyre janë pajisur me ardhra largimi vullnetar, ndërsa pjesa tjetër i janë ushtruar të gjitha detyrimeve ligjore përsa i përket marrjes së azilit në Shqipëri. Ata aplikyar për azil që në momentin e parë që janë kapur, deri në marrjen e një përgjigje positive apo negative, për këta shtetas që kanë aplikuar, këta shtetas trajtohen në qendrën e azilkërkimit në Babrru. Rreth 13 shtetas prej tyre janë dërguar në qendrën e m,byllur të karrecit, pasi nuk kanë pasur dokumentacionin për identifikim”, thotë ai.

Merkaj shprehet se vendi që mban numrin më të lartë për kapjen e emigrantëve të paligjshëm është Korça, qytet ky i përdorur më së shumti si rrugë tranziti për ta.

“Kufiri i gjelbër, i cili është më i “frekuentuar” nga emigrantët të cilët tentojnë për të hyrë në Republikën e Shqipërisë është Korça. Atje është edhe numri më i shtuar it ë kapurve që është bërë nga ana e FRONTEX-it dhe punonjësve të Policisë Kufitare, rreth 1300 shtetas”, shprehet Eduart Merkaj.

Drejtori për Kufirin dhe Migracionin tregon edhe arritjet më të mëdha që ka sjellë bashkëpunimi me FRONTEX.

 “Është rritur në mënyrë të ndjeshme kapja e shtetasve, e emigrantëve që vijnë nga vendet në konflikt, si Siria, Iraku dhe Pakistanezët, është rritur me 250% kapja e këtyre shtetasve në vijën kufitare. Pozivitet tjetër është se jo vetëm emigrantët, por edhe veprat penale të cilat janë evidentuar gjatë kësaj periudhe për kufirin e gjelbër janë positive, siç është rasti i Gjirokastrë, ku persona të ndryshëm kanë tentuar të sjellin mjete motorrike të vjedhura nga Greqia”, thekson Merkaj.

Që prej muajit Maj, 50 oficerë të FRONTEX-it u vendosen në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi, ku nisën kontrollet në bashkëpunim me efektivë të policisë shqiptare.

G.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja