Integrimi/ Në vjeshtë konferenca Shqipëri - BE, Hasani: Jemi në rrugën e duhur, me Greqinë negociata diskrete! Pengesat politike të mos të ndërhyjnë në axhendat teknike

Tirane- Vjeshta e këtij viti pritet të jetë tepër e rëndësishme për Shqipërinë sa i takon rrugëtimit të saj drejt BE-së. Konferenca e dytë ndërqeveritare për Shqipërinë pritet të mbahet në fund të muajit shtator ose në fillim të tetorit. Ministri i Jashtëm Igli Hasani, në konferencë për mediat, deklaroi sot se Shqipëria ka përfunduar grup kapitullin e parë pritet vetëm konfirmimi nga ky mekanizëm, ndërsa është gati për të nisur diskutimet për grup kapitujt e dytë negociues.

Pikërisht kësaj çështje Kryeministri Edi Rama pritet t’i kushtojë një vëmendje të veçantë në Konferencën e Liderëve Evropianë që do të mbahet këtë fundjavë në Pragë.

Sot në konferencën për median në përfundim të konferencës tre ditore ‘Tirana diplo2024’, lidhur me qëndrimin e Greqisë, dhe mundësinë për një bllokim prej saj, Hasani theksoi se po punohet që pengesat politike të mos ndërhyjnë në axhendat teknike.

 

"Po punojmë që konferencën e dytë ndërqeveritare ta zhvillojmë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi kapitulli i parë është i përfunduar, i definuar, qartësuar dhe thjesht pret këtë  mekanizëm për tu cilësuar i hapur.  Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon intensivisht në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike. Jam optimist që kjo vjeshtë do të çojë shumë gjëra përpara e do të zhvillojë shumë mekanizma të mirë dhe do të jemi të përgatitur me konfigurimin e ri të KE-së që të ecim shumë shpejt në rrugëtimin tonë me fokus drejt BE-së. 

I pyetur për bllokadën që Greqia i vendosi Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian për shkak të çështjes “Beleri” e që krijoi krisje mes dy vendeve, Hasani ishte optimist për një marrëdhënie më të relaksuar me Athinën duke pohuar se janë në diskutime e negociata të vazhdueshme. 

“Në historinë e dy popujve, dy prej realiteteve më të vjetra në rajon, një individ nuk mund të prishë një marrëdhënie shumëshekullore. Jemi pikërisht në këtë fazë që vlerësojmë maksimalisht fqinjët tanë direkt që janë Greqia, Italia dhe Turqia. Nga ana tjetër gjithë angazhimi është për shqiptarët në rajon dhe ky është fokusi i punës që do të kemi në rajon. 
Angazhimi ka qenë gjatë këtij viti për cëshjten e hapjes së kapitullit të parë. Ka qenë diskret e jo me mikrofona. Jemi në rrugën e duhur' tha Hasani.

Ministri pohoi vështirësitë që kanë negociata me Greqinë për njohjen e pensioneve.

Ndërkohë tashmë shqipëria ka nisur përgatitjet për të mirëpritur samitin e NATO-s në vitin 2027’

Siç e tha dhe kryeministri në kalendarin e aktiviteteve të NATO-s 2027 është vendosur që do të organizohet në Tiranë. Logjika është që vitin e ardhshëm samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Holandë, dy vjet më pas në Turqi dhe në 2027-ën është Tirana që do ta mirëpresë këtë event të rëndësishëm. Jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme. Kemi nisur identifikimin e ambienteve, fondeve dhe njerëzve që e bëjnë të mundur.  Kjo tregon se Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në gjithëpërpjekjen e organizatës së Atlantikut të Veriut për atë që ndodh sot dhe në fokus zhvillimet e fundit' tha ministri Hasani. 

Ndërsa vitin e ardshëm Tirana do të jetë mikpritëse e Komitetit Politik Europian ku do të jenë prezentë liderët e 44 shteteve.

“Formula është që Komuniteti Politik Evropian mblidhet 2 herë në vit, njëherë në një vend të BE, një herë në një vend jo të BE-së. Mbledhja e radhës u zhvillua në Mbretërinë e Bashkuar, në fund të vitit do të zhvillohet në Hungari dhe vitin tjetër do të vijë në Shqipëri. Janë të gjithë këto formate të cilat neve na bëjnë më të përgjegjshëm në të gjithë angazhimet që ne marrim. Më të drejtpërdrejtë në nevojat që kemi dhe në kërkesat që bëjmë, por dhe rrisim vizibilitetin dhe rëndësinë e rajonit nga ne vijmë. Pra nuk është vetëm një përpjekje dhe një angazhim i Shqipërisë, por ne përpiqemi t’i japim vizibilitetin e nevojshëm të gjithë rajonit ku ne jemi”, tha Hasani.

Ndërkohë një strukturë e re do të ngrihet në Ministrinë e Jashtme ku  në focus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon”

Ministri u ndal dhe tek ligji i Shërbimit diplomatik për të cilin tha se do të mbajë larg ish bashkëpunëtorit të sigurimit të shtetit dhe do të hapë dyert për shqiptarët që punojnë në organizma ndërkombëtare.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Ministri Hasani mesazh Prishtinës për urën mbi Ibër: Konsultohuni me ata që ju dhanë lirinë

Ministri i Jashtëm Igli Hasani i dërgoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurti nga bashkëbisedimi i sotëm me gazetarët në Tiranë lidhur me hapjen e urës së Ibrit 

Në konferencë për median Hasani përsëriti qëndrimin e SHBA-së dhe BE-së se asnjë hap nuk duhet të ndërmerret pa konsultime dhe negociata me aleatët, përfshirë këtu Shqipërinë.

“Ne kemi qenë të qartë, gjithmonë konsekuentë me atë që kemi thënë. Për ne prioriteti i politikës së jashtme është Kosova, ndaj gjithmonë i kemi thënë motrave dhe vëllezërve tanë në Prishtinë që gjithë hapat që do të ndërmarrin duhet ti diskutojnë së pari me ata që i duan shumë.

T’i diskutojnë, debatojnë dhe negociojnë me vendet dhe organizata që e kanë bërë Kosovën të lirë dhe të pavarur siç është sot, dhe këtu hyn dhe Shqipëria. Çdo punë e mirë bëhet duke u rakorduar me ata që e duan shumë Kosovën”, u përgjigj Hasani.

Ora 12:29
Kosova 'bojkotoi' Tirana diplo2024'! Hasani kërkon takim me homologen Donika Gërvalla, do të mbahet në Lubjanë

Kosova duket se ‘bojkotoi’ konferencën treditore Tirana diplo2024’ ku ishin të ftuar ambasadorë shqiptarë dhe konsuj të përgjithshëm shqiptarë. Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Lugina e Preshevës ku pati përfaqësi politike, Kosova u përfaqësua nga një profesor.

Në konferencën për median, Ministri i Jashtëm tha sot se Prishtina ka qenë e ftuar por ‘fat të keq të pushimeve përfaqësimi nuk ishte ai që ne prisnim”

Kjo duket që nuk ka lënë shije të mirë tek qeveria prandaj ministri i jashtëm do të organizojë një takim me homologen Donika Gërvalla në Lubjavë

Pyetje: Dua të ndalem tek paneli që ju kishit vetëm për rajonin, aty kishte përfaqësues politik nga Maqedonia e Veriut dhe nga Mali i Zi dhe lugina e Preshevës dhe Kosova u përfaqësua nga një profesor i nderuar dhe jo nga një përfaqësues politik. Ishte zgjedhja juaj?

"Prishtina ka qenë e ftuar dhe për fat të keq të pushimeve përfaqësimi nuk ishte ai që ne prisnim. Por unë ditën e hënë do të kem një takim me ministren Gërvalla, ka kërkuar takim në Slloveni, në Lubjavë dhe padyshim që ne do të vazhdojmë pikërisht të diskutojmë ato çështje që i kemi pasur në agjendën tonë që i kemi pasur edhe më parë, tha Hasani. 

Ngrihet drejtori e re në Ministri për shqiptarët e rajonit

Ndërkohë me ligjin e ri të shërbimit diplomatic do të ngrihet një strukturë e re në Ministrinë e Jashtme ku në fokus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të ministrisë së jashtme. Më thelbësorja është një drejtori që do të angazhohet me të gjithë shqiptarët në rajon…”

Pyetje: A do të jetë në fokus e kësaj strukture edhe shqiptarët e Kosovës?

"Tirana ka një fokus të vazhdueshëm të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe këtë e ka pasur dhe në ditët e veta më të vështira. Temën e parë të bisedimeve ka pasur situatën e shqiptarëve në rajon duke filluar me Kosovën dhe ata të Maqedonisë së Veriut. Kombi amë është Shqipëria e për këtë janë të gjithë të qartë dhe kemi edhe mbështetjen e plotë e të gjithë faktorëve shqiptar që janë angazhuar në rajon. Kjo është një drejtori që do të merret me punën e të gjithë njerëzve që janë të angazhuar dhe për nevojat dhe shqetësimet që ato kanë. Në rastin e  Kosovës ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe kjo drejtori do të ndihmojë edhe kolegët në Kosovë për ato sfida që ata kanë marr përsipër" tha ministri i Jashtëm Hasani. 

Konferenca 'Tirana Diplo 2024' 

Nga 26-28 gusht në Tiranë u mbajt Konferenca e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024” me ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë ku u diskutua mbi sfidat e diplomacisë shqiptare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimet rajonale dhe të sigurisë, diplomacinë ekonomike, kulturore dhe turizmin. 

Kush ishin të ftuar nga rajoni? 
Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit
SH.T.Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
Z.Izet Mexhiti, Zv. Kryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapesinor i Republikes sẽ Maqedonisé sẽ Veriut
Z.Nikollë Camaj, zv/Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi
Z.Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës
Z.Ibrahim Gashi, Doktor i Shkencave të historisë, Universiteti i Kosovës në Prishtinë
Ora 11:55
Tirana pret samitin e NATO-s në 2027, Hasani: Aktiviteti në kalendarin e Aleancës, nisëm përgatitjet

1724929533_hasani.jpg
Foto; Ministri Igli Hasani ne konference

Shqipëria nis përgatitjet për të mirëpritur samitin e NATO-s në vitin 2027. E konfirmoi sot ministri i Jashtëm Igli Hasani në konferencën për median në përfundim të konferencës tre ditore ‘Tirana diplo2024’

Siç e tha dhe kryeministri në kalendarin e aktiviteteve të NATO-s 2027 është vendosur që do të organizohet në Tiranë. Logjika është që vitin e ardhshëm samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Holandë, dy vjet më pas në Turqi dhe në 2027-ën është Tirana që do ta mirëpresë këtë event të rëndësishëm. Jemi në fazën e përgatitjeve të brendshme. Kemi nisur identifikimin e ambienteve, fondeve dhe njerëzve që e bëjnë të mundur.  Kjo tregon se Shqipëria është partner i rëndësishëm dhe aleat i domosdoshëm në gjithëpërpjekjen e organizatës së Atlantikut të Veriut për atë që ndodh sot dhe në fokus zhvillimet e fundit' tha ministri Hasani. 

Ora 11:42
Drejtori e re në ministrinë e Jashtme për shqiptarët në rajon! Ish sigurimsat jashtë, hapen dyert për shqiptarët që punojnë organizma ndërkombëtarë

Një strukturë e re do të ngrihet në Ministrinë e Jashtme ku në fokus do të jenë shqiptarët e rajonit.

“Kemi miratuar një strukturë të re të MEPJ që ka elementë të rinj dhe kryesisht gjëja më thelbësore në strukturën e re është krijimi i një drejtorie që do të përgjigjet, do të merret do të angazhohet ekskluzivisht me të gjithë shqiptarët që janë në rajon”, tha ai.

Ndërkohë me ligjin e ri të shërbimit diplomatik do të përjashtohen ish sigurimsat.

""Duhet jemi koherentë e të përdorim mirë simbolikat. Në  ligjin e ri për shërbimin e jashtëm, në ndryshim nga ligjet e kaluara, jo vetëm bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit do të jenë jashtë por dhe punëtorët e ish sigurimit të shtetit do të jenë të përjashtuar" tha Hasani. 

Një tjetër risi e ligjit për shërbimin e jashtëm është të shtohen diplomatët edhe në institucione të tjera të qeverisjes, si presidencë, ministri të linjës, kuvend, jo më në formatin klasik të këshilltarëve, por diplomatë karriere punonjës të ministrisë së Jashtme që do të punojnë për një periudhë dy vjeçare në institucionin përkatës.

Gjithashtu me pr/ligjin synohet për të rritur hartën e përfaqësimit dhe të shtohet angazhimi i aktorëve dhe faktorëve në shoqëri,gra e burra të zotë që janë në gjëndje që përfaqësimin e Shqipërisë ta bëjnë sa më mirë.  

Një element tjetër inovator ka të bëjë me angazhimin e shqiptarëve që punojnë në organizata ndërkombëtare.

"Ne duhet të gjejmë një mënyrë ti rikthejmë. Tu japim mundësinë të punojnë për shtetin shqiptar dhe ministrinë e Jashtme. Tu hapim dyert në mënyrë institucionale, zyrtare, jo duke i trajtuar si elementë që mund ti bashkoheshin shërbimit por duke nisur nga shkallët më të ulëta, por duke u njohur kontributin që kanë në organizatat ndërkombëtare dhe vitet e punës. Shpresoj ti japim një mundësi të artë një brezi të ri diplomatësh" 

Ministri foli edhe për hartën dhe kompozimin e përfaqësive diplomatike nëpër botë.

“Ne jemi të mirëpërfaqësues në kontinentin evropian, por kishim disa boshllëqe dhe mangësi, të cilat duhet t’i mbushim sa më shpejt dhe zhvillimet e menjëhershme janë hapjet e ambasadave në Indi, Indonezi dhe Kenia, por dhe vazhdimi i punë për të krijuar një hartë më të ri në vitet në vazhdim dhe identifikimin e vendeve ku duhet të jemi të pranishëm”, u shpreh Hasani.

Ora 11:33
Hasani: Një individ nuk mund të prishë marrëdhëniet shumëshekullore me Greqinë! Njohja e pensioneve? Ministri: Problem ndërrimi i emrave 

Shqipëria është gati për konferencën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian që pritet të zhvillohet në vjeshtë,  deklaroi ministri Jashtëm Igli Hasani në konferencën për mediat në përfundim të Konferencës së Ambasadorëve ‘Diplo 2024’ duke zbuluar se po punohet me Greqinë për të mos penguar në çeljen e negociatave në grup kapitullim të parë.

“Konferencën e dytë qeveritare ta zhvillojë në fund të shtatorit fillim tetorit. Jemi gati dhe kemi qenë gati prej një viti. Grupi i kapitujve të parë ka përfunduar. Jemi gati edhe për dy grup kapitujt e tjerë. Grupi negociator po punon në mënyrë që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhenden teknike.

Lidhur me qëndrimin e Greqisë, dhe mundësinë për një bllokim prej saj, Hasani theksoi se po punohet që pengesat politike mos ndërhyjnë në axhendat teknike.

Ministri tha se me Greqinë po diskutohet njëkohësisht në disa cështje, mes tyre edhe për njohjen e pensioneve

“Qeveria shqiptare e ka bërë pjesën e vet për hartimin, saktësimin dhe definimin sa i përket marrëveshjes së pensioneve mes Greqisë dhe Shqipërisë.  Nuk është e lehtë, por këtu nuk po përpiqem të justifikoj asgjë. Nuk është një negociatë shumë e lehtë sepse numrat janë të mëdhenj dhe realitetet janë të ndryshme, por po përpiqemi maksimalisht që ne këtë gjë ta shtyjmë dhe ta bëjmë sa më shpejt konkrete.

Ka shumë tema të hapura me Greqinë dhe ne duam që gjërat t’i negociojmë të gjitha por të arrijmë rezultate të shpejta tek secila prej tyre. Nëse do të arrijmë dicka tek pensionet jemi gati. Në ndryshim nga Italia ku negociatat ishin të gjata dhe me shumë anekse, atje nuk ishte problem ndërrimi i emrave.

Kur të futemi tek elementet teknike duhet të jemi shumë të qartë dhe të angazhuar për atë që po bëjmë. Di të them që shumë shqiptarë, të cilët kanë punuar në Greqi këto përfitime i marrin në momentin që kanë emigruar nga Greqia në vende të tjera të Bashkimit Europian me të cilat ne kemi marrëveshje. Pra nëse kanë emigruar nga Greqia në Itali, ku ne kemi marrëveshje kanë përfituar. Janë shumë kantiere të hapura me Greqinë. Angazhimi ka qenë konstat gjatë këtij viti për cëshjten e hapjes së grup kapitullit të parë. Ka qenë diskret, jo publik,  jo me mikrofona, apo dekarata por mendoj se jemi në rrugën e duhur.

Ka qenë një angazhim diskret, jo publik, jo me mikrofona dhe deklarata, por me punë dhe angazhim të përhershëm dhe mendoj që jemi gjithmonë në rrugën e duhur, pasi momente të tilla janë, unë do t’i cilësoja aksidente, që thjesht na bëjnë më të vëmendshëm për mënyrën si do të përgatitemi në negociatat në vazhdim” tha Hasani. 

Po a ka marrë garanci nga Greqia se nuk do të bëhet pengesë?   

I pyetur nga gazetarët në bashkëbisedim me ta pas Komferencës së Ambasadorëve, në lidhje me marrëdhëniet me Greqinë, Hasani u shpreh se “në historinë e dy popujve, dy prej realiteteve më të vjetra në rajon, një individ nuk mund të prishë një marrëdhënie shumëshekullore, duke iu referuar rastit të Fredi Belerit

“Patjetër mos të harrojmë sa shumë ka ndodhur dhe është bërë mes Shqipërisë dhe Greqisë me momente të vështira dhe shumë të mira. Padyshim dy popujt janë shumë afër dhe do të vazhdojnë jenë shumë afër në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe ne e shohim edhe me mbështetjen e Greqisë”, tha Hasani.

Në çfarë faze janë diskutimet për ligjin e luftës?

"Kuvendi  tashmë I ka ofruar Shqipërisë por dhe Greqisë një dokument që shtrin dorën për të nisur të mendojë për këtë cështje të rëndësishme. Rëndësia që dy vendet tona kanë duhet të anashkalojnë cdo pengesë në mënyrë që në BE të jemi pa hije të së shkuarës" tha ministri. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/08/2024 04:21

    Zoteria thote do heqim sigurimsat e do veme shqipot qe punojne ne org.nderkombetare! Cilet shqipo,femijet e babit e te mamit,se diplomacia eshte kthyer aty-ketu ne vend qokash e vend EMRASH?! Se dyti,kur flet per ambasada,na duhet cilesia,jo sasia.Perse duhet te hapim ambasada ne vende qe zor se deshiron ndonje shqiptar te shkeli dhe ne nuk kemi ndonje perfitim qe ja vlen hapjen e ambasades?! Se treti,Kosova bojkotoi /Tirana diplo2024/! Pune madhe! Jo vetem qe eshte shtet i pavarur dhe ben zgjedhjen e vet,po per cfare te vinte,apo te degjonte thirrjen e Tarzanit- protagonizmin e Rames,se per ndonje gje tjeter nuk vlejti ?!

    Përgjigju
  • AltinTop: 29/08/2024 20:36

    Ja pra foli dhe Hasani...i derguari i USA per te mbrojtur shqiptaret.. Shko e pastro personelin e ambasadave qe trajtojne shqiptaret jashte shtetit si kriminele. pastaj meru me Kurtin.

    Përgjigju
  • Lepi: 29/08/2024 18:05

    Prof.Ibrahim Gashi, ose mullah Braçia nje islamik tipik. Me thoni ça te bej Europa me kta tipa. Harram lirin qe te dha Europa o mullah!

    Përgjigju
  • Qytetar: 29/08/2024 15:35

    Ministri i jashtem Hasani beri nje deklarate amatore sot dhe komplet mediokrre ne lidhje me Kosoven. Se ajo duhet te flase me shtetet qe e bene te lire e pavarur"?! Nder to edhe Shqiperia. Fare qarte profili i ketij dallkauku te radhes, tregon pse kryedallkauku e zgjodhi nder te tjere. Sepse i ben iso "vijes" se Rames. Kosova u shpall e pavarur nga Kuvendi i saj, ne 17 shkurt 2008. Edhe me heret, ne vitet 90 nje asamble e saj kishte shpallur njosioj dhe Shqiperia de gakto njihte pavaresine e Kosoves. Vetem profesionist nuk mund te quhet nje bylyk i tille. Kur e krahason psh me ish ministrat si Muhamet Kapllani, Paskal Milo, Arta Dade, Besnik Mustafaj apo Ditmir Bushati. Cfare sharlatani partiak!

    Përgjigju
    • Beni: 29/08/2024 18:55

      Po ke te drejt e shpalli uck me arnold haradinajn apo silvester stallone thaci… respekt per luften e ucks po po mos te ishte per usa serbet do ishin ne burel sot

  • Gjinokstra: 29/08/2024 14:25

    Dmth, perseri bisedime te fshehta me grekun!? Si ne rastin e shitjes se detit, firmosur nga Lulushi, me kryeminister Saliun e Dules dhe te Alfred Fredi Foto Petro Dhionisos Belerit

    Përgjigju
  • Lushnjari: 29/08/2024 13:27

    Bravo minister qr sigurimsat larg diplomacis Por kam nji pyetje po agjetet e sherbimeve te huaja si udb asfali cias e KGB do i lini ne diplomaci Ta dim te pakten

    Përgjigju
    • Hasoni: 29/08/2024 16:10

      Ata do rrine se sjellin metoda te reja pune nga jashte shteti. Pastaj dihet qe te gjithe shtetet e huaja na e duan te miren.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë