Shqipëria po prezanton 83 projekte strategjike për investime në panairin ndërkombëtar të pasurive të paluajtshme MIPIM 2026, që po mbahet në Kanë të Francës.
Delegacioni shqiptar drejtohet nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Projektet që prezantohen lidhen kryesisht me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit.
Duke postuar pamje nga panairi në rrjete sociale, Gonxhja tha se pjesëmarrja në këtë platformë është një mundësi për të hapur më shumë dialog me investitorë dhe partnerë ndërkombëtarë.
"Në MIPIM 2026 në Cannes, Francë, po prezantojmë Shqipërinë në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillimin dhe investimet në pasuri të paluajtshme, me një portofol prej 83 projektesh strategjike që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e turizmit, infrastrukturës dhe territorit. Përmes pavijonit tonë të quajtur “Soundscapes of Albania”, kuruar nga AZHT dhe AKPT, po ndajmë me partnerë dhe investitorë ndërkombëtarë potencialin e jashtëzakonshëm turistik të vendit tonë dhe vizionin tonë për një turizëm cilësor, të qëndrueshëm dhe gjithëvjetor, duke konsoliduar gjithnjë e më shumë pozicionin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për turizmin dhe investimet ndërkombëtare. Kontribuojmë për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit me partnerë e investitorë francezë por edhe globalë, që ndajnë vizionin tonë për zhvillim afatgjatë, ekonomik dhe kulturor” tha Gonxhja.
MIPIM është një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e pasurive të paluajtshme dhe zhvillimit urban. Çdo vit ai mbledh mijëra profesionistë dhe investitorë nga e gjithë bota për të prezantuar projekte dhe për të krijuar bashkëpunime të reja.
U.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.4%
-
Jo
34.3%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2336
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga qytet antik në super destinacion turistik, Ministri Blendi Gonxhja zbulon planin e transformimit të parkut arkeologjik Bylis–Klos
31 Mars, 12:13
-
Identitet dhe traditë, riti tradicional i përgatitjes së ballokumes shpallet trashëgimi kulturore jomateriale
30 Mars, 21:06
-
Shqipërinë e vizituan 12.4 milionë turistë të huaj në vitin 2025, Gonxhja: Shpenzuan 5.72 miliard euro, 15% më shumë krahasuar me 2024-n
30 Mars, 14:02
-
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme, në kategorinë ‘Ansambël Arkitektonik Urban'
30 Mars, 08:36
-
Humbja me Poloninë/ Ish-Futbollisti i Kombëtares: Sylvinho ishte në gjumë, e ka mbyllur ciklin! Përzgjedhja e lojtarëve, e gabuar
29 Mars, 09:26
-
Ky fshat në Shqipëri është 2000 vite më i vjetër se Zvicra, Gonxhja: Thesar që duhet ruajtur ndër breza
27 Mars, 13:06
-
Një muze arkeologjik nëntokësor në sheshin 'Nënë Tereza', Gonxhja: Qendër e jashtëzakoshme, nuk rrezikohen ambientet mbi tokë
27 Mars, 12:17
-
Rama në takim me investitorë ndërkombëtarë: Shqipëria reflekton kohën e botës! Së shpejti me lajme të mira nga Diella
26 Mars, 13:12
-
295 mijë njerëz vizituan Butrintin në vitin 2025, Gonxhja: Nuk është më vetëm një ndalesë, por një eksperiencë!
26 Mars, 11:44
-
Blendi Gonxhja takim me përfaqësues të Bankës Botërore: 3 mln dollarë grant për investime të qëndrueshme dhe me impakt afatgjatë në turizëm
25 Mars, 12:07
-
Manastiri i 40 Shenjtorëve dhe legjenda e rrallë që jeton mes rrënojave në Sarandë
23 Mars, 12:19
-
Parashikimi 2026–2030, Shqipëria mes vendeve me rritjen më të lartë ekonomike, Gonxhja: Paga më të larta dhe standard më i mirë jetese për qytetarët
23 Mars, 12:08