TIRANE - Prodhohen për herë të parë në Shqipëri pasaportat për të gjithë të huajt që kanë përfituar statusin e azilantit në vendin tonë. Dokumentet e reja biometrikë të identifikimit janë ngjyrë blu ndryshe nga pasaporta e kuqe për shtetasit shqiptar.
Një refugjat i pajisur me këtë pasaportë mund të udhëtojë lirshëm brenda dhe jashtë Shqipërisë, vend që ka pranuar t’i sigurojë mbrojtje atij.
Gjithashtu, kjo pasaportë i ndihmon ata që të përfitojnë arsimim, trajnim apo punësim, di dhe bashkim familjar.

Nga 148 shtete palë të Konventës së Gjenevës, në lidhje me statusin e refugjatit, Shqipëria renditet në listën e vetëm 32 shteteve që e ofrojnë dhe konkretizojnë ketë të drejtë.
Prodhimi i këtyre dokumenteve biometrike (letërnjoftim elektronik për të huajt dhe dokument udhëtimi) u krye në Qendrën e Personalizimit, me standarde të larta sigurie dhe teknologjinë e fjalës së fundit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO