TIRANE- Java e parë e muajit korrik do të jetë vërtet përvëluese, pasi temperaturat do t’i kalojnë 40 gradë celsius. Sipas meteorologëve, situate do të jetë e favorshme vetëm për ata që kanë planifikuar pushime në bregdet. Për te moshuarit e kryesisht për fëmijët, moti kaq i nxehte do te japë pasoja të menjëhershme. Vala e të nxehtit do të prekë të gjithë vendet e Evropës dhe për institutet e meteorologjisë, kjo situatë i përket fazës së tretë që njihet ndryshe si faza e kuqe.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 44 gradë në 10-ditëshin e parë të korrikut. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, temperaturat janë 7 gradë më të larta, pasi vera këtë vit erdhi me vonesë, por më e nxehtë.
Moti pritet t’i rikthehet normalitetit, me temperatura që do të arrijnë në 35-37 gradë, vetëm gjatë mesit të korrikut, ku i gjithë kontinenti evropian do të përfshihet nga një erë atlantike, me mot të freskët e shi të lehtë. Edhe për Shqipërinë, moti gjatë muajit korrik parashikohet i nxehtë dhe i thatë, sikurse muaji qershor. Rekomandimet e mjekëve janë të njëjtat, mos rrini në diell kryesisht në orët e pikut, konsumoni fruta e perime e mbi të gjitha lëngje.
PUSHTOHEN PISHINAT
Mbi 2 mijë qytetarë nga Tirana frekuentuan sot pishinat tek Akuadromi. Administratori i pishinave thotë se fluksi i frekuentuesve është rritur së tepërmi sidomos këto ditë kur temperaturat janë tepër të larta. Ai shton se janë marrë të gjitha masat për të mbajtur në parametrat e duhur pastërtinë e ujit. Edhe frekuentuesit shprehen të kënaqur duke e parë si mundësia më e mirë kur nuk ke mundësi të shkosh pranë detit. Përreth Tiranës janë ndërtuar dhjetra pishina private të cilat ditën e sotme kanë qenë të mbipopulluara.
(sg/ek/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com