TIRANË – Dogana shqiptare ka realizuar dje, tranzitin e parë të mallrave me doganën e Kosovës, duke shkurtuar procedurat e një dite në vetëm 4 minuta.
Lajmin e ka njoftuar Drejtorja e Përgjithshme e Doganave, znj.ElisaSpiropali, e cila është takuar me homologun e saj kosovar Lulzim Rafuna në degën doganore Morinë – Vermicë për të realizuar sëbashku, testimin e parë të tranzitit të përbashkët mes dy vendeve.
Prova është bërë me një subjekt, i cili çeli tranzitin në Durrës dhe kreu në doganën e Vërmicës një procedurë që normalisht zgjaste 1 ditë, në vetëm 4 minuta dhe vazhdoi udhëtimin për në destinacionin final, Prizrenin
Tranziti i përbashkët është vetëm hapi i parë drejt lehtësimit të procedurave për biznesin, ndërkohë që ka filluar puna intensive në të dy anët e kufirit për përfundimin e këtij projekti në një kohë sa më të shpejtë.
Tranzitit të përbashkët mundëson nisjen e mallrave tranzit nga Shqipëria me destinacion doganat e brendshme kosovare, pa kryer procedurat që kryhen aktualisht si në Morinë, ashtu edhe në Vërmicë duke reduktuar ndjeshëm kohën e qëndrimit të bizneseve në pikat doganore.
Të njëjtat procedura do të zbatohet edhe për mallrat që do të tranzitojnë në Kosovë me destinacion Shqipërinë. Afati i hyrjes plotësisht në veprim të tranzitit të përbashkët do jetë fundi i muajit maj.
Fillimi i implementimit të tranzitit të përbashkët mes dy vendeve është faza e parë e një projekti ambicioz të doganës shqiptare dhe asaj kosovare për lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com