Komisioni Evropian e ka vlerësuar vendimin e Shqipërisë për të mos rinovuar përjashtimin sezonal të vizave për shtetasit rusë. Në raportin e KE-së i 30 majit, përmendet se ky vendim i marrë nga qeveria shqiptarë është kyç për rrugën e vendit tonë drejt BE-së.
Së bashku me Federatën Ruse do ndalohet hyrja pa viza edhe të qytetarëve nga India dhe Egjipti. Tashmë, rusëve do t’i duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.
Ndërkohë që KE-thekson se këto vendime janë të rëndësishme për reduktimin e ardhjeve të parregullta drejt vendeve të BE-së.
"Komisioni mirëpret gjithashtu vendimin e marrë nga Shqipëria për të mos rinovuar përjashtimin sezonal të vizave për shtetasit e Egjiptit, Indisë dhe Rusisë, si dhe vendimin e Maqedonisë së Veriut për të rifutur një kërkesë për vizë për shtetasit e Botsvanës, Kubës dhe Azerbajxhanit. Këto vendime janë të rëndësishme dhe mirëpresin hapa drejt objektivit të reduktimit të ardhjeve të parregullta në BE përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, megjithëse sfida të rëndësishme mbeten," thuhet në raport.
Pjesë nga raporti
Kujtojmë një vit më parë, kur Rusia nisi agresionin e paprecedentë në Ukrainë, Shqipëria ishte një ndër vendet e para e cila e sanksionoi dhe e dënoi këtë sulm. Aso kohe, aktualiteti vendas debatoi nëse shtetasve rusë do u hiqej mundësia e udhëtimit pa viza, por kreu i qeverisë Rama ngulmoi se kjo gjë nuk do të ndodhte për aq kohë sa nuk e kishin bërë as vendet e BE-së.
Si rrjedhojë, për të vizituar Shqipërinë, shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë në përputhje me qëllimin e udhëtimit, thekson misioni diplomatik shqiptar.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Shqipëria në panairin e turizmit në Madrid, Rama: Qendër vizitorësh nga e gjithë bota
23 Janar, 17:01
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32