Bankat në Shqipëri pritet të rifillojnë kreditimin e sektorit të biznesit, ndërkohë që përpjekjet e qeverisë për uljen e nivelit të kredive të këqija dhe reformimin e sistemit gjyqësor vazhdojnë të përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe rrisin shpresat për një të ardhme brenda Bashkimit Europian.
Shqipëria, ashtu sikurse shumë vende të Europës Lindore, kaloi probleme të ndjeshme nga kriza financiare e viteve 2007 dhe 2008. Kreditë në vonesë të Bankave tregtare arriten një maksimum prej 25% të totalit të kredive sikurse Shtator 2014, por që më pas u ulën në 13.2% si rrjedhojëe fshirjeve të kredive dhe risktrukturimeve. Qeveria beson se pjesa më e keqe e krizës tashmë ka kaluar dhe pret që përqindja e kredive me probleme tëbjerë ndjeshëm në fund të 2018. Bankat në Shqipëri, që pas krizës, kanë adaptuar një politikë më shtrënguese në kredidhënie dhe bankat më të dobta janë përthithur.
Një nga këto blerje ka qenë ajo e Veneto Bank në Korrik 2017. Filiali i i bankës problematike Italiane Veneto Bank ishte pjesë e planit shpëtues nga banka e dytë më e madhe në Itali, Intesa San Paolo. Këtë vit, Banka Amerikane e Investimeve, një kredidhënës Shqiptar i mbështetur nga NCH Capital, një fond Privat Investimi Amerikan, deklaroi që do të blejë filialin lokal të NBG, NBG Shqipëri. Kjo do ta ulë numrin e bankave tregtare në 14.
Në Mars 2017, totali i aseteve të sistemit bankar në Shqipëri ishte ekuiv. i 11.3 miliardë USD,sipas të dhënave të Bankës Qëndrore të Shqipërisë, ndaj një GDP (prodhimi të brendshëm bruto) prej 14 miliardë USD, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Te kapësh momentin
“Bankat janë në një pozitë të fortë aktualisht” – deklaron guvernatori i BSH, Gent Sejko. “ Shumica e bankave në Shqipëri kanë pronësi të huaj dhe kjo solli ndikim të krizës globale financiare. Gjithsesi, bankat qëndruan me përfitueshmëri dhe arritën ta përballonin krizën, kjo dhe falë një raporti të ulët kredi/depozita prej afërsisht 50%.”
“ Banka e Shqipërisë, që nga periudha e krizës, ka shtrënguar nivelet e kontrollit dhe vetë bankat janë bërë më konservative në qasje”, shton Z. Sejko. “ Fatmirësisht, nuk kemi patur asnjë prekje nga kriza në Greqi apo problemet në Itali”.
Njëkohësisht, ai thekson se sektori prodhues në Shqipëri nuk ka patur mbështetje të mjaftueshme. “Bankat kanë qenë të rezervuara për të mbështetur kompanitë e mëdha dhe kjo ka sjellë mungesa të investimeve të mëdha në sektorin e biznesit”- thotë Z. Sejko.
Kriza e krediveme probleme erdhi kryesisht si rezultat i kredidhënies së lartë, gjatë viteve 2000-2008, ndaj afërsisht 30 korporatave të mëdha të fokusuara në sektorin e energjisë dhe ndërtimit. Kjo u bazua në pritshmërinë që vlera e kolateralit, i cili siguronte këto kredi, do të rritej prej afërsisht 20% në vit.
Gjatë kohës së krizës globale, vlera e këtyre kolateraleve ra shumë përtej parashikimeve të bankave. Kreditë e këqija që i përkasin këtyre kompanive përbëjnë afërsisht 65% të totalit të kredive të këqija të sektorit bankar, sipas tëdhënave të Bankës së Shqipërisë.
“Banka e Shqipërisë, që nga periudha e krizës, ka shtrënguar nivelet e kontrollit dhe vetë bankat janë bërë më konservative në qasje – Gent Sejko”
“ Historia ka ngjashmëri me situatën në Spanjë” thotë Z. Sejko. “ Projektet falimentuan dhe bankat nuk mundën të merrnin paratë e tyre. Gjykatat u përfshinë por u bë shumë e vështirë të mbyllesh një kredi. Aktualisht qeveria ka kërkuar që të gjithë gjykatësit të kalojnë procesin e vetingut dhe kjo do të lehtësojë bankat pasi procesi i mbylljes do të bëhet më i lehtë.”
Një plan për kreditë me probleme (NPL)
Në fund të 2015, qeveria Shqiptare dhe Banka qëndrore, filluan zbatimin e një plani të mirëfilltë me 12 pika për për uljen e stokut dhe rritjessë kredive me probleme (NPL). Ai përfshinte ndryshime të mëdha ligjore lidhur me strukturën e falimentimit, ekzekutimit të kolateralit, cilesisë së informacionit të kredisë dhe uljes së informalitetit. Ky plan veprim ishte i mbështetur nga Banka Botërore me këshilltar politik dhe asistencë teknike të FMN.
Aktualisht qeveria ka ndërtuar organizma të vetingut për të kaluar 400 gjyqtare dhe400 prokurorë të cilët përbejnë trupën gjyqësoretë vendit, e cila mbikëqyret nga një mision ndërkombëtar i përbërë nga ekspertë ligjorë të Komunitetit Europian dhe SHBA. Afërsisht gjysma priten të zëvendësohen nga gjykatës dhe prokurorë të rinj. Ky është një test i rëndësishëm për Shqipërinë, pasi Komisioni Europian po insiston që qeveria tëpastrojë gjyqësorin përpara se vendi të hyjë nëBE. Shumica e Shqiptarëve e kërkojnëfort këtë anëtarësim dhe ka një presion të madh politik ndaj gjithë klasës politike për të mbështetur këtë reforme.
“ Depozitat janë rritur nga 2% dhe 3% në vit. “ thotë Spiro Brumbulli, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë. “ Por kreditë nuk janë rritur pothuajse fare. Jo vetëm bankat janë treguar strikte por dhe kredimarrësit kanë kaluar një krizë besimi dhe kjo tregohet në rënien e kërkesës për kredi.”
“ Kriza ҫoi në zhvlerësim të pronave të patundëshme. Ekzekutimi i pronave është i vështirë si proces pasi jo gjithmonë ke tituj pronësie të pastër. Shqipëria kërkon aktorë të rinj, të huaj në të gjithë sektoret e ekonomisë. Vetëm atëherë Bankat do të fillojnë t’i kreditojnë.”
Shqipëria është drejtuar nga diktatura komuniste nga 1946 në 1992, e cila e izoloi nga pjesa tjetër e botës. Diktatura bashkoi pronat dhe tokën por pas rënies, shumë nga pronarët e parë kërkuan pronësinë. Kjo gjë la hapësirë për korrupsion në sistemin politik dhe gjyqësor, duke e vendosur Shqipërinë në vend të 91 (me pikë 38 nga tot 100) në raportin e Indeksit tëPerceptimit të Korrupsionit të Transparency International të 2018.
Rrugës për të ulur numrat
“Ne kemi arritur të ulim kreditë me probleme nga rekordi prej 40% në 4.1% brenda pak viteve nëpërmjet një kombinimi midis fshirjes së kredive dhe mbledhjes së cash-it. “ shprehet Andi Ballta, Drejtori Ekzekutiv i Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank), e cila ka total asete prej 379 milion USD. “Ne arritëm të merrnim vendime shpesh shumë të shpejta pasi ne nuk jemi filial i një banke të madhe. Progresi në reformën për drejtësi do të përmirësojë cilësinë e portofolit të kredive. Gjithashtu, tarifa më të arsyeshme të zyrave përmbarimore dhe ndarja në këste e këtyre tarifave do tëpërshpejtonin procesin e vendimarrjes dhe lehtësonin ekzekutimin, ashtu sikurse do krijonin incentiva më të mira për keto zyra dhe Bankat.”
“Tregu Shqiptar është ende i pasofistikuar, cka do të thotë se tregjet kapitale dhe financiare janë ende të pazhvilluara.
Silvio Pedrazzi”
Sëfundmi, janë reformuar rregullat e përmbaruesve privat, kështu që ata të marrin 5% të vlerës së asetit përpara se të kenë mbledhur borxhin e keq ose të kenë zbatuar titullin ekzekutiv. Megjithatë, shumë bankierë diskutojnë këtë shumë të tarifës dhe mendojnë se kjo nuk duhet të paguhet para shërbimit.
“Ne kemi përballuar me sukses NPL-të gjatë viteve të fundit,” thotë Georgios Papanastasiou, drejtor i përgjithshëm i Alpha Bank me total asete $713m dhe me më shumë se 250’000 klientë. “Përveҫ ristrukturimit, riposedimi i kolateraleve vazhdon të jetë një sfidë, por është një hap i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Ne kemi marrë leksione të rëndësishme gjatë krizës së funditekonomike. Disa banka mund të jenë friksuar pak më shumë, të jenë pak më shumë strikte në kërkesat e tyre për kredi, por aty jashtë të pret një mundësi e vërtetë tregu.”
Sektori financiar shqiptar mbizotërohet nga bankat, të cilat përbëjnë 90% të aseteve të sistemit. Në Mars 2017, bankat kishin 506 degë në gjithë vendin, 1.6% më pak se në 2015 por katër herë më shumë se në 2005, sipas Ambasadës së SHBA në vend. Pothuajse 90% e huadhënësve janë me kapital të huaj, veҫanërisht grupe bankare nga Austria, Greqia, Italia dhe Turqia. Pesë bankat më të mëdha, zotërojnë tre të katërtat e aseteve dhe depozitave të sistemit.
Përmirësimi i financave
Banka Kombëtare Tregtare është banka më e madhe në Shqipëri, me total asete $3.01bn në Dhjetor 2016, sipas bazës së të dhënave të The Banker. Që nga 2006, banka ka qenë kryesisht në pronësi të Calik Holdings, një kompani private me pronësi Turke. Raiffeisen (Shqipëri), degë e Raiffeisen Bank Austri është banka e dytë më e madhe me total aseste $2.1bn. Banka Credins, me pronësi Shqiptare-Hollandeze është në vend të tretë me total asete $1.29bn.
Në fund të 2017, raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për gjithë sektorin bankar Shqiptar ishte 16.6%, më lart se minimum rregullator i kërkuar prej 12%. Asetet likuide përbëjnë 30.2% të aseteve totale. Në 2017, përfitueshmëria e sistemit u përmirësua, ku ROA (kthimi nga asetet) ishte 1.5% në Dhjetor nga 0.7% në Dhjetor 2016 dhe ROE (kthimi nga kapitali) kaloi 15.7%, krahasuar me 7.5% një vit më parë, sipas Bankës Botërore.
“Sistemi bankar në Shqipëri është likuid, i mirëkapitalizuar dhe me përfitueshmëri,” thotë Maryam Salim, drejtuesja e Bankës Botërore në Shqipëri. “Disa banka të tjera të vogla në vend, mendohet se janë në shitje dhe pritet që konsolidimi të vazhdojë. Duke marrë në konsideratë madhësinë e ekonomisë dhe sektorit, ka hapsirë për konsolidim të mëtejshëm, ose hyrjetë lojtarëve me reputacion dhe rritjetë efiҫencës në system.”
Praktikat konservative të bankave në kredidhënie, shpesh të drejtuara nga zyrat qëndore në vende të tjera, sipas disa ekspertëve po pengojnë rritjen ekonomike të vendit. Rritja e GDP është parashikuar në 3.7% në 2018 dhe i njëjti nivel edhe për 2019, sipas FMN. Kreditimi i sektorit privat të brendshëm shkon në 35% të GDP, krahasuar me të dhënat e rajonit që shkon në 50%. Ka patur disa shenja rigjenerimi në kreditimin për individë, por gjithsesi është larg nga potenciali që ofrohet. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME-të), të cilat përbëjnë shtyllën e ekonomisë shqiptare e kanë të vështirë të plotësojnë kushtet e financimit.
“Kufizimet kryesore me të cilat përballen bizneset për kreditim janë pagesat e prapambetura të NPLve dhe kufizimet e lidhura me efikasitetin në sistemit bankar,” thotë Znj. Salim. “Informaliteti, mungesa e eksperiencës së bankave në shërbimin e segmenteve të vegjël dhe riskoz të ekonomisë, si dhe mungesa e diversifikimit në sigurimin e financimit nga insitucionet financiare jo-banka, janë faktorë që ndikojnë.”
Ajo beson se mënyra më e mirë për të ndihmuar SME-të është nëpërmjet zhvillimit të institucioneve financiare jo-banka dhe duke i bërë kompanitë e vogla më tepër të pranueshme nga bankat. Në 2017, ekzistonin në Shqipëri 27 institucione financiare jo-banka dhe katër shoqata kursim-kredi. Dy organizatat kryesore të mikrokredisë janë FedInvest dhe FondiBesa. Portofoli total i industrisë së mikrokredisë në Shqipëri është $570m. Ato ofrojnë kredi nga $1’000 në $500’000 por praktikisht është shumë e vështirë për kompanitë e vogla për t’u kredituar, sipas Shoqatës së Bashkuar të Bankave.
Mundësi të Reja
Ekonomia e Shqipërisë karakterizohet nga një nivel i lartë informaliteti (veҫanërisht në zonat rurale), afërsisht 60% e GDPsë. Shoqata e Bashkuar e Bankave thotë se penetrimi i llogarive bankare në kryeqytet Tirana, është 98%, por kjo bie në 50% në zonat rurale. Në shumë fshatra të populluara nuk ka degë të bankave dhe këtu është e përhapur mikrokredia.
“Bankat tregtare nuk kanë prezencë të madhe në zonat rurale,” thotë Z. Brumbulli. “Përfitueshmëria në këto zona është e ulët. Nuk ka infrastrukturë mjaftueshëm të mirë dhe është edhe ҫështja e sigurisë.”
Silvio Pedrazzi, kryetar i Shoqatës së Bashkuar të Bankave dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Intesa San Paolo në Shqipëri – bankës së katërt më të madhe në vend, me total asete prej $1.16 bn – shton: “Tregu Shqiptar është ende i pasofistikuar, ҫka do të thotë se tregjet kapitale dhe financiare janë ende të pazhvilluara. Rrjedhimisht, aktiviteti i bankës sonë është kryesisht i fokusuar në fushat tradicionale të mbledhjes së depozitave dhe kredidhënies, si dhe investimit në letrat me vlerë.”
Një tjetër ҫështje me të cilën ndeshet sistemi bankar është niveli i lartë i ‘euroizimit’. Në 2017, kreditë në monedhë të huaj (veҫanërisht euro), shkuan në 57% të portofolit të kredive, duke rënë nga 72% që ishte në 2008, sipas Bankës së Shqipërisë. Depozitat në mondedhë të huaj tani përbëjnë 53% të totalit, nga 43% që ishte në 2008.
Autoritetet e bankave janë të shqetësuar nga raporti i lartë i kredive në euro, sepse këto zakonisht janë të pambrojtura nga lëvizjet e pafavorshme të kursit të këmbimit (të ardhurat e kredimarrësve janë zakonisht në monedhën LEK Shqiptar).
Banka e Shqipërisë, kërkon që të ulet kredia në mondedhë të huaj në 40% të totalit. Ajo ka vendosur kërkesa relativisht më të larta për asetet likuide në monedhë të huaj krahasuar me monedhën lek dhe po mundohet të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi rrezikun që shoqëron kredinë në euro.
Një e ardhme rozë?
Pavarësisht të gjitha reformave strukturore që ekonomia Shqiptare dhe sistemi bankar kërkon, bankierët janë optimist për të ardhmen.
“Shqipëria ofron shumë mundësi ende të paprekura, veҫanërisht në energjinë e rinovueshme, turizmin dhe prodhimin”, thotë Z. Pedrazzi. “Vendndodhja e vendit e bën atë një pikë hyrje natyrale për Ballkanin dhe për tregtinë me vendet Europiane”
“Unë besoj plotësisht në të ashtu-quajturën ‘tregu rajonal’. Një rritje e shpejtë në tregtinë me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor e njohur si WB6, është e mundur. Bankat duhet ta mbështesin këtë proces, nëpërmjet asistencës dhe kreditimit.”
Christian Canacaris, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës Raiffeisen, bashkohet me këtë mendim. “Në këto kohë, kur teknologjia po lëviz shumë shpejt, sistemi bankar mund të zgjerohet nëpërmjet dixhitalizimit, në mënyrë që bankat në Shqipëri, të ofrojnë të njëjtat produkte dhe shërbime si vendet e tjera,” thotë ai. “Ka ende shumë mundësi në Shqipëri – si sektori hipotekar, sektori i bujqësisë dhe turizmit – ku është shumë i madh potenciali i së ardhmes. Përveҫ të tjerave, nisja e negociatave për hyrjen në BE, do të sjellë investime direke të huaja në vend.”
Ndërsa Shqipëria është kandidate për të qenë anëtare e Bashkimit Europian, bashkë me Malin e Zi, Serbinë, Turqinë dhe Maqedoninë, hapja e negociatave nuk pritet të ndodhë derisa Komisioni Europian të shikojë zhvillim të mëtejshëm të reformave të vendit për drejtësi dhe anti-korrupsion.
Gjithsesi, Bankat Shqiptare duhet të jenë në një pozicion financiar të qëndrueshem me drejtimin e fundit të konsoliduar dhe duhet të jenë të afta për të përfituar plotësisht nga mundësitë e së ardhmes, veҫanërisht kur hyrja e vendit në BE të bëhet një realitet./ Jason Mitchel_The Banker