Shqipëria shpenzon 0.8% të PBB-së për mbrojtjen, si krahasohet me shtetet e Europës

Shqipëria shpenzon 0.8% të PBB-së për mbrojtjen, si krahasohet me shtetet e Europës

Foto ilustruese

Shqipëria shpenzoi 13.3 miliardë lekë për mbrojtjen në vitin 2019, ose rreth 108 milionë euro, niveli më i lartë që nga viti 2007, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat e shpenzimeve buxhetore sipas klasifikimit funksional.

Në vitin 2020, kur vendi ishte në emergjencën e pandemisë, këto shpenzime ranë me 5%.

Për mbrojtjen, angazhohen fonde që variojnë midis 2.3 deri në 3% të totalit të shpenzimeve buxhetore. Ndërsa në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB- vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një periudhë kohore të caktuar), kjo shifër ishte sa 0.8% e PBB-së.

Por, si krahasohen shpenzimet për mbrojtjen në krahasim me vendet e tjera të Europës. Eurostat ka publikuar të dhëna të ngjashme për vendet e Bashkimit Europian.

Në vitin 2019, shpenzimet e qeverisë së përgjithshme të Shteteve Anëtare të BE -së për mbrojtjen arritën në 168.5 miliardë euro, që përfaqësojnë 2.6% të shpenzimeve totale të qeverisë së përgjithshme. Kjo është e barabartë me 1.2% të PBB -së, 0.4 pikë përqindje më e lartë sesa Shqipëria.

Vendi ynë shpenzon më shumë për mbrojtjen në raport me PBB-në, vetëm se Islanda, Irlanda, Luksemburgu, Austria, Malta.

Për Bashkimin Europian, që nga viti 2014, pesha e shpenzimeve të mbrojtjes në shpenzimet totale të qeverisë u rrit pak, ndërsa përqindja e PBB -së mbeti e qëndrueshme në 1.2% të PBB -së.

Raporti më i lartë i shpenzimeve të qeverisë për mbrojtjen ndaj PBB -së në Estoni, më i ulëti në Irlandë.

Në vitin 2019, raporti i shpenzimeve të qeverisë së përgjithshme për mbrojtjen ndaj PBB -së ndryshonte midis shteteve anëtare të BE -së nga 0.2% në Irlandë dhe 0.4% në Luksemburg në 2.0% në Greqi dhe 2.1% në Estoni. Italia shpenzon 1.3% të PBB-së./Monitor.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë