Rreth 2 vite pasi institucionet shqiptare u përballën me sulme kibernetike, qeveria ka vendosur ngritjen e një autoriteti kombëtar për sigurinë kibernetike. Sipas vendimit të këshillit të ministrave, ky autoritet do të sigurojë nivel më të lartë dhe besueshmëri në përdorimin e sistemit elektronik.
“Autoritetit është të sigurojë një nivel të lartë të sigurisë kibernetike për rrjetet dhe sistemet e informacionit në Republikën e Shqipërisë, si dhe të garantojë siguri e besueshmëri në përdorimin e nënshkrimit elektronik, identifikimit elektronik dhe shërbimeve të besuara.”
Autoritetit, që do të jetë në varësi të kryeministrit, i janë lënë një sërë detyrash, nga hartimi i një strategjie për sigurinë kibernetike, te identifikimi e marrja e masave për sulmet e mundshme e deri te propozimi për shpalljen e gjendjes së krizës kibernetike.
“Autoriteti harton e monitoron zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike si institucion përgjegjës, identifikon, parashikon dhe ndërmerr masat e nevojshme për mbrojtjen ndaj kërcënimeve/sulmeve të mundshme kibernetike, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë kibernetike; Garanton sigurinë për shërbimet e besuara, në veçanti për garantimin e besueshmërisë dhe të sigurisë në transaksionet elektronike ndërmjet qytetarëve, subjekteve private dhe autoriteteve publike, duke rritur efektivitetin e shërbimeve publike e private dhe tregtisë elektronike. I propozon Kryeministrit shpalljen e gjendjes së krizës kibernetike dhe masat emergjente për zgjidhjen e situatës”
Ky autoritet pritet të jetë hallka më e rëndësishme për sigurinë kibernetike dhe vjen në kuadër të masave që shteti ka marr pas dy sulmeve të mëdha në korrik dhe shtator nga hakerat nga Irani, vend më të cilin më pas Shqipëria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3760
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor, 22:17
-
VKM/ Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina
13 Dhjetor, 19:43
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor, 19:07
-
Vendimet e Qeverisë, Ismail Shehu lirohet nga detyra e anëtarit të Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e zëvendëson Eduard Ahmeti
4 Dhjetor, 18:42
-
Hyn në fuqi vendimi! Bonusi i fundvitit tërhiqet nga java e dytë e dhjetorit deri në fund të qershorit 2025
29 Nëntor, 15:28
-
Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore
28 Nëntor, 17:37
-
Vendimi i Qeverisë/ Zgjatet afati për shqyrtimin e kërkesave të Startup-eve, nga 10 bëhet 30 ditë!
20 Nëntor, 22:40
-
Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Rikonstruksioni i linjës 110 kV Ballsh-Marinëz dhe Ballsh–Drenovë, miratohet fondi për shpronësimin e pronarëve
20 Nëntor, 22:14
-
Pas Sakos, Subashi i Fierit e bën pagën e vet 2.9 milionë lek! Të djathtët bashkojnë votat me PS në Këshillin Bashkiak
7 Nëntor, 16:34
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Dezinformimi/ Kreu i AKSK, Tafa: Sulmet kibernetike vijnë nga Irani e Rusia, Rastet në media, INSTAT, Polici, Bankë dhe Air Albania! TikTok platformë spiunazhi kineze, të ndalohet
23 Tetor, 11:53