Rrugëtimi ynë i sotëm të çon drejt Kanioneve të Nivicës, 2 mijë metra mbi nivelin e detit, rrëzë malit të Këndrevicës.
Shtrimi i rrugës me asfalt, ka gjallëruar jetën e këtij fshati dhe ka nxitur zhvillimin e turizmit malor. Vendasit po hapim rishtazi bujtina dhe një hotel që pritet të përfundojë së shpejti. Sheshi i fshatit është shtruar me gurë, në stilin e shtëpive të moçme.
Kanionet mund të vizitohet brenda ditës, ose mund të qëndroni një natë në bujtinat e zonës. Ne vizituan bujtinën e Xhevahir Gjonit në qendër të fshatit, me kopshtin plot lule e pemë frutore.
Amvisa e Bujtinës Gjoni na tregon për gatimet tradicionale që servir për turistë. Ndërsa Xhevahir Gjoni shprehet se asfaltimi i rrugës e ka futur Nivicën në hartën turistike. Tabelat të orientojnë drejt kanioneve që është destinacioni ynë kryesor.
Ngjitja në këmbë është sfiduese, në terren të thepisur për afro 1.2 kilometra. Eksploruesit e natyrës vizitojnë kanionet kryesisht në orët e mëngjesit për shkak të temperaturave të larta të verës.
Ato janë formuar nga erozioni i Përroit të Nivices, pjesë e atij të Bençës, në shkëmbinj karbonatikë. Uji bie nga lartësi deri 40 m duke formuar ujëvara, si ajo e Guvës. Relievi paraqitet me plot kontraste natyrore, rrëpira, shtrat të shkallëzuar dhe shpella të shumta në faqen e shkëmbit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
84.1%
-
Jo
12.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Gjirokastër 13- vjeçari i vetëm në garë
6 Janar, 08:33
-
Zjarr te Mitropolia Ortodokse në Gjirokastër, flakët e shkaktuara nga qirinjtë e besimtarëve djegin vendin e lutjeve (VIDEO)
5 Janar, 11:55
-
Gjirokastër/ Zjarri përfshin banesën në lagjen 'Palorto', shkak dyshohen skorjet e oxhakut të papastruar prej vitesh
4 Janar, 20:51
-
I riu përplas me makinë këmbësorin 81-vjeçar në aksin Këlcyrë-Përmet, aksidenti shkakton trafik të rënduar (EMRAT)
2 Janar, 14:34
-
Gjirokastër/ Lazaratasi i dehur përplas makinën e policit jashtë shërbimit, arrestohet 34-vjeçari pas aksidentit
2 Janar, 11:33
-
‘Travel Pug’: 15 fshatra bregdetare në Shqipëri perfekte për adhuruesit e plazhit
1 Janar, 14:33
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Dhunohen 30 varre në fshatin Kutal të Përmetit! Banorët njoftojnë policinë, kërkojnë ndëshkimin e autorëve
30 Dhjetor 2024, 15:36
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Shoferi humb kontrollin e makinës, përfundon në lumin Drino
30 Dhjetor 2024, 12:15
-
Spahiu: 'Shqipëria turistike' fenomeni i 2024, 10 vjet më parë disa qytete natën kishin vetëm qen dhe mace, zero turistë!
29 Dhjetor 2024, 19:01
-
Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, ministri Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi në kufi! Proda-vartësve: S'dua pengesa artificiale!
29 Dhjetor 2024, 12:12