'Shqipëria u vra nga politikanët...', Hajdari citon Konicën për Ditën e Dëshmorëve

'Shqipëria u vra nga politikanët...', Hajdari citon Konicën për Ditën e Dëshmorëve

Politikanët shqiptarë kanë përujtuar ditën e sotme Dëshmorët e Kombëit ku kanë vendosur edhe kurora me lule në varrezat e tyre. Së fundmi për Ditën e Dëshmorëve ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Rudina Hajdari e cila e quan 5 Majin si një nga ditët e shenjta për kombin shqiptar.  Ndër të tjera Hajdari ka deklaruar se rinia e sotme ka sfidën e rëndë përpara për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Data 5 maj është një datë e shenjtë për kombin shqiptar. Në gjithë historinë, kjo është datë unike dhe e padiskutueshme sepse ka të bëjë me kontributin e dëshmorëve që sakrifikuan për çlirimin e atdheut të tyre nga fashistët por jo për pushtimin nga rregjimi. Lavdi dhe Mirënjohje për të gjithë të rënëve të të gjitha kohërave.

Faik Konica: “Në qoftëse e papritura u ngjet, në qoftë se Shqipëria-fjalë fatale- vdes, aherë mund pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gje të varrit të saj: u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët”.Brezat e sotëm, sidomos ata që nuk e jetuan komunizmin me paradokset dhe çmendurinë e tij të paimagjinueshme kanë rastin të mësojnë nga gabimet dhe trashëgimia e brezave te humbur, që të mbajnë gjall endrrat, ende të paralizuara, për një Shqipëri demokratike, të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në familjen e europiane."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë