TIRANE- Një postim i analistit izraelit Amit Segal se administrata Trump është në bisedime me qeverinë në Tiranë për të sjellë në Shqipëri 100 mijë palestinezë shkaktoi bujë dhe polemika në Shqipëri dhe aerën ndërkombëtare. Lajmi u përgënjeshtrua nga kryeministri Rama përmes një postimi në ‘X’,ku shkruante se nuk është e vërtetë dhe se Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të marrë përsipër një përgjegjësi dhe të tillë dhe se Shqipërisë nuk i ka kërkuar askush një sipërmarrje të këtij lloji.
Po Shqipëria a mund të jetë vend strehimi për refugjatët? Tema u diskutua dhe në studion e emisionit “Repolitix’ mbrëmjen e sotme në Report Tv mes të ftuarve analistëve Ralf Gjoni, Emilio Cika, Kryetari i Partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini dhe Emilio Cika ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Arjan Galdini, Kryetari i Partisë Lëvizja e Re sheh 'një lojë' të kryeministrit Rama për të qenë në qendër të vëmendjes në fushën ndërkombëtare
"Si mundet që një gazetar con në mend Shqipërinë si bazë ku mund të strehohen 100 mijë palestinezë. Si është e mundur që njerëz që jetojnë me mijëra km .. këtu patjetër Rama nuk është dorëjashtë. Alternativa Shqipëria në dispozicion po funksionon më së keqi. Po të isha unë kryeministër do e refuzoja. Nuk e di nëse është lëvizje e kryeministrit për të tërhequr sa më shumë vemëndje në fushën ndërkombëtare. Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik" thotë Galdini
Edhe Ralf Gjoni është i të njëjtës linjës dhe i kërkon kryeministrit që të japë garanci se Shqipëria nuk do të jetë vend pritës i palestinezëve.
Nuk ka refuzim kategorik të idesë. Kjo mban erë injektimi. Dikush e ka injektuar këtë lajm që të dalë fizili diku tjetër.
Gazetari: Kjo do të thotë që mundësia për të ardhur këtu ekziston?
Ralf Gjoni: Ekziston. Rama si kryeministër duhet të japë garanci që një skenar i tillë duhet të jetë jashtë. Ne kemi mjaft emigrant dhe nuk kemi nevojë jo për 10 mijë por as 100 palestinezë. Shqipëria nuk ka punë të ngatërrohet me këtë skenar.
Aktualisht Shqipëria prej vitesh është mikëpritëse e 3000 muxhahedinëve, 400 afganë. Ndërsa sot në Shëngjin mbërritën dhe 49 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi
Të ftuarit në studio nuk shohin problem hapjen e dyerve për ata që u rrezikohet jeta por thonë se duhet një kufi. Ndërkohë ngrenë zërin për nevojën e integrimit të tyre.
“Të gjitha këto shifra që keni janë për shkak të kërkesave të ndërkombëtarëve.
Pyetja është se çfarë do të ndodhë me ta. Çfarë ndodh me muxhahedinët, do të kthehen në një shtet automon brenda Shqipërisë. Afganët kanë mbi 3 vjet këtu. Ne i kemi dhuratë nga adminsitrata e Biden.Nuk shoh problem që hapin dyert për refugjatë. Që duhet ti gjendemi qytetarëve që u rrezikohet jeta nga lufta jam dakord por ka një kufi.
Duhet të ketë plan për ti integruar. Nuk është mirë të krijojmë minkampe, ose minishtete. Për këtë jam i shqetësuar” thotë Ralf Gjoni.
Edhe eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare Emilio Cika vë theksin tek integrimi
“Nuk ka gjë të keqe të priten port ë gjendet dhe një mënyrë integrimi"
Ralf Gjoni i cili më parë ka pasur dhe rolin e këshilltarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Kryetarit të Kuvendit, në kohën kur Ilir Meta ishte në krye të Kuvendit të Shqipërisë por dhe ministër i Jashtëm zbulon detaje nga lobimet e ndërkombëtarët për ardhjen e muxhahedinëve
“Ka pasur disa lobime nga eksponentë europianë, amerikanë” tha ai në studio.
Madje në një moment ai zbulon dhe një bisedë me një diplomat spanjoll gjatë kohës së negociatave për ardhjen e muxhahedinëve në Shqipëri.
Gjatë bisedës diplomati spanjoll kishte thënë se refuzonin të pranonin muxhadinët. Pyetjes pse? Ai i ishte përgjigjur
“Nuk duam të kemi probleme me Iranin”
Analisti Endri Tafani sheh të rrezikshme muxhahedinët.
‘Nga ata që janë aty më të rrezikshmit janë muxhahedinët ata janë organizatë ushtarake politike me qëllim të caktuar”