'Shqipja pa gegnishten, si shqipja pa toskërishten', shkrimtari Primo Shllaku: Gjuha s'rritet me krasitje, por unifikim! Studiuesja Shehri: Gegnishtja, nuk zhduket asnjëherë

“Zogjtë ikin në formë largimi

Kaltërsi tepër e zjarrtë

Këta ujna e harruen formën tonë,

Aktorë, lumenj, dashuni… gjithçka buron”.

Kështu tingëllojnë vargjet e “Qiell mbasditor” një prej poezive shkëputur prej vëllimit poetik “Lule nate” të shkrimtarit bashkëkohës Primo Shllaku.

Proza dhe poezitë e tij janë skica të vërteta shpirtërore nga të cilat, ai e sheh veten të pandarë po të paktë janë shkrimtarët që si ai shkruajnë në gegnisht Ajo që e dallon më së shumti nga shkrimtarë e tjerë bashkëkohës është gjuha e veçantë e gegnishtes që shtrihet përgjatë gjithë poetikës së tij letrare.

Për poetin Primo Shllaku gegnishtja është një degë e rëndësishme e letërsisë shqipe, po aq sa e gjuhës pasi këtë e dëshmon fuqishëm tradita e vjetër krijimtarisë së penës nga Fishta, e duke ardhur tek Migjeni e Koliqi që kanë krijuar një monument në historinë e letërsisë .

“Letërsia sot është në ekspancion, po pushton territore të reja. Po ai ekuilibër aq i detyrueshëm dhe rehabilim i gegnishtes letrare ka kohë që ka filluar me ndodh, ka marrë substancë… Por standardi sot ka preference pasi ka bekimin e zyrtares por gegnishtja këto forca fërkimi që i dalin përpara i kthen në kualitet estetik . Gegnishtja ka punuar me damar të trashë gjatë gjithë kohës me Mjedën, Fishtën, Migjenin. Mos harroni që nuk është e vërtetë që gegnishtja u ndërpre kur ajo kishte hy në dekadencë, pasi gegenishtja nuk ishte vetëm një fenomen shqiptar por ishte dhe diasporak", tha Shllaku.

Pasuria më e madhe e kulturës së një populli për të është gjuha dhe pa gegnishten, shqipja është e paplotë në letërsi. Kongresi i Drejtshkrimit i ‘72 ishte një gabim që nuk mundi të korrigjonte vetëveten e që në histori mbylli arkivin e një pjese të mirë të teksteve të shkruara në gegnisht.

“Kongresi i Drejtshkrimit i 1972  ishte një direktivë. Gjuha ka një transhendencë të tillë që nuk na pyet. Sepse shkrimtaria është diçka që buron… Unë kam postulatin tim: “Gjuha shqipe pa gegnishten asht si gjuha shipe pa toskënishten”. Duhet të prisnim pak sa gjuha shqipe t’i bënte vetë llogaritë e saj. Unë nuk mendoj dhe besoj sa të jem gjallë që gjuha shqipe mund të shpëtohet nëpërmjet krasitjes, por përmes unifikimit të sajhistorik të ngadalshëm letrar, gjeopolitik dhe pa një infrastrukturë të gjuhës ne mbesim vetëm ishuj gjuhësorë të shënuar vetëm në periferi”, shtoi Shllaku.

Se ku qëndron letërsia shqipe dhe çfarë vendi zë sot gegërishtja në krijimtarinë e autorëve të rinj, Liridon Mulaj i përgjigjet kështu.

“Të flasim për dialektet, duhet të themi mbizotëron standardi, si gjuhë me të cilën shkruhet. Unë vetëm jam geg dhe poezitë i shkruaj në gegnisht, por në të vërtetë unë romanet i shkruaj në standard kam dy romane të shkruara në standard. Pse ndodh kjo? Mendoj se arsyeja kryesore është universaliteti i prozës, pra, nëse ti shkruan në gegnisht një në jug e ka tepër të vështirë ta kuptojë dhe ta perceptoj. Letërsia thotë Borgesi, nuk ka qëllim ta lodhë lexuesin. Sot shkruhet në gegnisht masivisht, po nuk botohet në gegnisht. Duhet të pranojmë kemi poetë vërtetë të mirë në gegnisht. Dua të përmend një nga poetet e mrekullueshme në gegnisht si Erenestina Halili", theksoi Mulaj.

Studiuesja e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe, Dhurata Shehri  tregon se një pjesë e teksteve në gegnisht para viteve ’90 u dënuan me harresë duke u mbyllur në sirtar siç është rasti i veprës “Buzë të ngrira në gaz ”, botuar 1994 e shkrimtarit Zef Zorba, i cili në vitet e dikaturës ishte i pabotueshëm.

“Letërsia shqipe gjatë një gjysëm shekulli, pra për më shumë se 50 vjet është ndaluar të shkruhet në dialekt. Për fat të keq pjesa e letërsisë shqipë të shkruar në gegnisht për arsye, jo vetëm të të shkrimit në gegnisht, por edhe arsye thellësisisht politike dhe ideologjike është ndaluar për 50 vite. Gjendemi në një situatë kur shkrimtarët sot shkruajnë në dialekt, po ju duhet të të rimarrin atë zinxhir të këputur që nga mesi i viteve ‘50 realizmit socialist, të diktaturës komuniste ku u ndalua gegërishtja", tha Shehri.

Për Shehrin në përballjen me traditën e re të të shkruarit, gegnishtja është ajo që gjithmonë i ka mbijetuar kohëra historike dhe prurjeve mozaike në letërsi.

”Rasti më tipik i gegnishtes letrare, të mbijetuar mirë që lidh atë zinxhirin e këputur dikur është ai i At Zef Plumit me të gjitha veprat e tij, po kryesisht me veprën “Rrno për me Tregue”, që i ka shkruar në gegnishten letare. Është një autor edhe me një pregatitje letrare që është rritur dhe e ka mësuar gegnishten në shkollë, është frymëzuar me letërsinë gege. Kemi dhe autor të rinj, që shkruajnë sot me ngjyresa të gegnishtes, ndonjeherë edhe me trajta gramatikore është Ledia Dushi. Por gegnishtja mbetet gjuha e pasionit, e shtëpisë por edhe gjuha e një letërsie të madhe që është shkruar për 500 vjet në shqip", shtoi Shehri.

Prej librit të parë në gjuhën shqipe “Mesharit” të Gjon Buzukut të vitit 1555, ndër emrat korifenj të letërsisë së shkruar shqipe në gegnisht, janë edhe Gjergj Fishta, Vaso Pasha, Kostandin Kristoforidhi , Ndre Mjedje , Migjeni, Martin Camaj (1925-1992) etj krijimtaria e të cilëve mbetet një monument në kulturën e letërsisë tonë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/10/2021 01:14

    Mendoj qe shqipja e sotme letrare e nxjerre nga kong.i 72',eshte nje kryeveper,sepse pavaresisht se anon nga dialektetet e zonave te jugut dhe te mesmet,ka gjurme te dialektit te veriut,pra eshte nje bashkim.Gjuha shqipe ,per nga ndarja ngjan me anglishten,ku dallohet qartazi,angl.e Anglise nga ato te Amerikes dhe Australise.Eshte gjithashtu shume interesante qe angl.zyrtare mbahet ajo amerikane,pasi e ndikuar nga emigrantet e ardhur nga gjithe bota,eshte thjeshtesuar;kurse angl.e Anglise ngjan me gegerishten tone,e bukur,por shume e veshtire per t'u folur.Kam lexuar veprat e shkrimtareve dhe poeteve tane te medhenj te veriut ne gegerisht dhe me pelqejne dhe i pranoj,sepse ata ne ato kohe shkruajten,por sot kur dialektet perdoren shume,me duket si mbrapa-ktheu ne ecurine e gjuhes.Per mendimin tim ,sot jane dy probleme:1-Futja me shumice e vend e pa vend i fjaleve te huaja,duke filluar nga mediat pamore dhe te shkruara,(qe duhet te ishin mbrojtesit kryesore te shqipes),por dhe nga figurat kryesore politike e kulturore.2-Ulja e nivelit gjuhesor e popullit te thjeshte.Mjafton te lexosh komentet neper faqet e ndryshme te internetit dhe mund te dallosh jo vetem dialektet(qe jane rikthyer e riforcuar me shume se c'duhet),por dhe nivelin e ulet gjuhesor te komentuesve,qe tregon dhe nivelin e te menduarit,por dhe ate te te edukimit ne shkolle.Bile per disa mund te ngresh pikepyetje nese e kane mbaruar filloren dhe nese mesuesit me te vertete e kane marre mundimin t'ju mesojne ndonje gje?!

    Përgjigju
  • Merzi: 15/10/2021 21:44

    Sa merzi, asgje te re nen kete diell, 30 vjet me koken prapa. Shkurt e qarte: nuk u ndalua gegerishtja, u ndaluan autoret. Mithat Frasheri ose Musine Kokalari nuk kane shkruar gegerisht, por u ndaluan nga regjimi. Mjeden dhe Migjenin e Pashko Vasen i kemi studiuar ne gegerisht ne shkolle, nuk i ndaloi dhe as i perktheu njeri ne gjuhen letrare. Fishta, Camaj etj. nuk u ndaluan per shkak te gegerishtes, po per arsye politike. Qe duhen njohur e studiuar s'ka diskutim, por nuk mund te merret gjuha e tyre per modelin e se ardhmes. PAs Kongresit te Drejtshkrimit nuk u shkruajt me ne dialekt, merrni lexoni Dritero Agollin e viteve '60 dhe ate te viteve 70-80 qe te bindeni. Dhe qe gjuha letrare funksionon me se miri, e ka provuar koha. Nuk eshte zgjidhja qe te kthehemi te gjuha e para 50 vjeteve, nuk hyjme dy here ne te njejtin lume, ka thene Herakliti. Panta rei, ose gjithçka rrjedh. Krejt tjeter jane problemet sot, ku shqipja po perçudnohet ne menyre te perbindshme, ku injoranca kulturore e gjuhesore mbreteron sovrane ne Shqiperi, dhe po nuk u disiplinuam si komb e si shtet pas 50 vjetesh do te kemi anglishten si gjuhe zyrtare. Kosova e ka qe sot anglishten si njeren nga 3 gjuhet zyrtare te shtetit. Ashtu do te jete e ardhmja e gjuhes sone?

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 15/10/2021 12:07

    As Gegerishtja e as Toskerishtja,jo se nuk zhduken, por as nuk duhet te dobesohen,sepse dobesohet edhe gjuha dhe kombi shqiptar.Por, gjuha e njesuar eshte e arritur kororizim,forcim i kombit dhe i perpjekjet=ve te shkrimtareve tane nga leteresia e vjeter e deri te ata te Rilindjes,nga De Rada, te Komisija Letrare e Shkodres dhe paraprimjes se Konsules se Gjuhes Shqipe 1968 ne Prishtine dhe perfundon me Kongresin e Gjuhes Shqipe 1972 ne Tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar