Shqiponja e stampuar në fanellat e
kombëtares e dizenjuar nga Rama

Shqiponja e stampuar në fanellat e<br />kombëtares e dizenjuar nga Rama
Kryeministri Edi Rama ka dizenjuar shqiponjën e stilizuar në bluzën e kuqezinjve, kur janë porositur bluzat e Europianit.
 
Presidenti Duka ruan në arkivin e “iPhone”-it të tij një skicë fillestare të kësaj shqiponje, realizuar nga Edi Rama, dhe një shkëmbim në “whatsapp” mes tij e kryeministrit, pasi ky i fundit e ka intriguar fillimisht gjatë një bisede të lirë për organizimin e kuqezinjve për Europianin.
 
Më pas, studioja që ka dizenjuar uniformat e ka zhvilluar idenë, duke krijuar uniformën më të bukur që kombëtarja ka pasur ndonjëherë. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Europian, përveç kënaqësisë shumë të madhe që u ka dhënë të gjithë shqiptarëve kudo në botë, është komentuar se ka një efekt të madh edhe në ekonominë e vendit.
 
Rama e ka mbajtur sekret këtë fakt nga frika mos humbiste kombëtarja. Me sa duket fitorja me Rumaninë, e ka çliruar.
 
Redaksia Online
(Al.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë