Para disa ditësh, deputeti kontrovers Gëzim Kelmendi (i njohur si ithtar i vlerave Islame dhe kundërshtues i atyre perëndimore, e që është e drejtë e tij) deklaroi se shqiptarët duhet të ndalin konsumimin e Coca-Cola-s! Kjo, për arsyen se paratë nga konsumi i saj shkojnë në arkën e “regjimit që po vret dhe masakron popullin Palestinez”.Kjo deklaratë pati një jehonë në median shqiptare e që, në fakt, duke njohur nivelin intelektual dhe atë patriotik të tij, nuk do duhej t’i kushtohej kaq rëndësi.
Por ja që disa nuk u përmbajtën dot, reaguan ashpër dhe detyruan këtë “kokëndritur” dhe “bir Kosove” të sqarojëdeklaratën e tij. Dhe sqarimi i tij erdhi. Brilant, i paparë, i argumentuar sa s’ka!I zënë ngushtë nga kritikat e shumta, u justifikua se nuk e kishte fjalën për produktet amerikane, por për ato izraelite. Deklaratat e tij janë të parëndësishme, por gënjeshtrat duhet të ekspozohen.
Në sqarimin e tij, ai dha edhe katër “argumente” pse ai (sipas tij) është më pro-amerikan se ata që e kritikuan atë. Dhe unë nuk e përmenda kot më lart nivelin intelektual dhe atë patriotik të deputetit Kelmendi. Niveli i tij spikatet në katër argumentet e tij, ku forca argumentuese është e pakontestueshme (lexo: qesharake).
Argumenti 1: “KU'RANI më mëson që të flas dhe sillem me respekt me krishterët dhe hebrenjtë”.
Se çfarë argumenti që dëshmon pro-amerikanizmin e Kelmendit është ky, një zot e di?! Por unë e di që librat fetarë nuk jan pronë private e askujt. Gjithë njerëzimi ka qasje në këto burime. Dhe nuk është Kur'ani i vetmi burim që mëson se duhet respektuar tjetri, pavarësisht përkatësisë fetare, racore, nacionale etj. Dhe një korrigjim i vogël, nëse veç doni të përdorni apostrof, atëherë përdoreni në vend të duhur, pra KUR'ANI.
Argumenti 2: “Me qëndrimin tim kundër homoseksualëve nuk ia dua të mirën vetëm popullit tim,por edhe amerikanëve dhe gjithë të tjerëve”.
E po, të lutem, ky është argument. Se disi argumenti i parë sikur s’mu duk edhe aq. Po ky, ky është një kryevepër, diçka që juristë botërorë do ta kishin lakmi. Amerika akoma nuk ka dëgjuar se njëfarë Gëzim Kelmendit i dhemb zemra që Amerika dhe Perëndimi po shkojnë drejt humnerës, duke e trajtuar popullin e tyre denjësisht dhe pa diskriminime, pavarësisht orientimit seksual. Ata do duhej të varnin këta njerëz siç bëjnështete që janë model i deputetit tonë mendjendritur, mu në mes të shesheve. Por ja që Amerika dhe Perëndimi nuk po marrin mësim nga shtetet “vërtetë të lira dhe demokratike” tëLindjes së Mesme ku njeriu vlen si njeri, ku drejtësia është drejtësi. Por që, kuptohet, duhet të kesh kujdes të mos bësh ndonjë “gabim”, sepse natyrisht që të çojnë në litar apo të vrasin duke të hedhur nga ndërtesa më e lartë.
Argumenti 3: “Unë iu jam shumë mirënjohës Amerikanëve për çlirimin e Kosovës nga Serbia (ALLAHU na ka porosit: kush nuk falënderon njerëzit,nuk ka falënderuar ALLAHUN)”.
Qëky “argument” të bën ty më pro-amerikan se ne tjerëve, as që bëhet fjalë. Nuk je vetëm pro-amerikan dhe mirënjohës, por je edhe patriot i pashoq. Tani, qëlloi që sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, e cila bombardoi Beogradin me diplomaci dhe gjenerali Wesley Clark, i cili bombardoi Beogradin me bomba, për të më shpëtuar mua dhe ty, të jenë hebrenj. Çfarë të bësh, “shit happens” do tëthoshin Amerikanët.
Ti sikur ke pak probleme me hebrenjtë, por jo me amerikanët apo edhe me shqiptarët. Por ama mos të guxojë dikush të flasë diçka kundër Turqisë apo të kritikojë Erdoganin, sepse ti tërbohesh. Ti jo që nuk njeh heronjtë e vdekur si Skënderbeun, por nuk kursen as heronj të gjallë të këtij vendi. Madje madje, ti edhe komandantë të UÇK-së i quan“mbrojtës të Serbisë”, siç e quajte komandant Remin. Po pra, ti me të drejtë quan shqiptarin shka [sllav], po ta preku turkun. Aferim të qoftë, he patriot (fjalë turke, të pëlqen besoj)!
Edhe këtu një korrigjim i vogel sa për hir të konsistencës, mos harro apostrofin (ALL'LLAHU).
Argumenti 4: “Qëndrimi im përballë amerikanëve është parimor,në dallim prej juaji, që është i interesit”.
Ndërsa për këtë argument ti do duhej të mirrje një çmim! Është një argument prej një politikani mendjemprehtë dhe largpamës. Përfaqësuesi i një populli vërtet nuk duhet të shikojë interesin e popullit që ai përfaqëson, por të shikojë “parimet” e tij.Si mendim individual është për t’u përgëzuar, po si qëndrim politik? Pse mendimi i ambasadorit palestinez, Mohamed Nabhan, që në Beograd deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë ishte mendim individual apo qëndrim politik?
Populli shqiptar ka nevojë më shumë se kurrë që të kapet pas më të fortit. E di pse? Sepse jemi të dobët ushtarakisht dhe ekonomikisht. Shqiptarët kanë nevojë për politikanë që dinë të ndjellin dhe jo të trembin investitorë perëndimorë dhe firma multinacionale si Coca-Cola. Nëse këtë, i nderuar, akoma nuk e ke kuptuar, atëherë është koha të shkosh nga ajo pozitë që mban.
Për t’i rënë shkurt, unë nuk di se ç'janë argumentet, por sapo e kërkova këtë fjalë në Google. Ah, e marrtë djalli, po edhe Google kompani izraelite qenka! Ta bojkotojmë edhe Google-n, Gëzim? Pse jo, po të kemi ty, ore? Nejse, deri sa të marr përgjigje nga ti, më lejo të jap katër argumentet e mia lidhur me Coca-Cola-n, që sapo i gjeta në Google.
Argumenti 1: Coca-Cola nuk është kompani izraelite dhe as e drejtuar nga hebrenj, por është një kompani jopolitike, komerciale, e themeluar nga amerikanët John Pemberton (zbuluesi) dhe Asa Candler (investuesi dhe themelues i kompanisë). Coca-Cola është simbol i kapitalizmit dhe e shtetit Amerikan. Hebrenjtë kanë vërtet shumë kompani amerikane në duar, por jo edhe Coca-Cola-n.Ajo që nga viti 1919 tregëtohet në bursë dhe ka dhjetra aksionerë. Ka qenë dhe është një nga brendet lider botërore, momentalisht e treta, pas Apple dhe Google. Ajo shet produktet e saj në mbi 200 shtete në botë dhe ka një qarkullim vjetor prej me shumë se 35 miliardë dollarësh në vit dhe, po të ishte shtet, Coca-Cola do të ishte shteti i 84-t në botë për nga ekonomia.
Argumenti 2: President i kompanisë Coca-Cola që nga viti 2009 është Muhtar Ahmet Kent, një amerikan me prejardhje turke (i deklaruar se i takon fesë Islame). Ndërsa zëvendëspresident është Ahmet Bozer, i lindur në Stamboll dhe me nënshtetësi turke.
Argumenti 3: Për çdo njeri që di diçka rreth marketingut, Coca-Cola është një frymëzim i pashtershëm se sabindës është ky brend, duke filluar nga logo, forma ikonike e shishes dhe gjithë marketingu rreth saj, që e bënë atë të pushtojë botën e që në fakt nuk është asgjë më shumë se ujë dhe sheqer. Logo e Coca-Cola-s njihet nga 94% e popullatës së botës. Ajo që thuhet se Coca-Cola lexuar mbrapsht në arabisht do të thotë “No Mohhamed, no Mecca” është asgjë më shumë se një legjendë urbane.
Argumenti 4: Coca-Cola, si edhe shumë pije tjera freskuese, përmbajnë shumë sheqer, gjë që ndikon negativisht në shëndetin tonë. Prandaj, si punonjës i shëndetësisë, që je me profesion, do të ishte më mirë që të përdorësh argumente të këtij lloji, kur kërkon bojkotimin e këtij produkti, sesa të provosh të manipulosh popullin me fjalë boshe nga një … platformë hebreje, siç është Facebook-u i Mark Zuckerberg-ut…
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com