TURQI- Shkatërrimi i një celule islamike që organizonte dërgimin e luftëtarëve në Siri, u njoftua dje nga mediet turke. Nga burimet mediatike të shtetit turk, dje është njoftuar se 25 persona që ishin pjesë e Fondacionit Humanitar “IHH” janë ndaluar në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër organizatës terroriste “Al-Kaeda”. Në njoftimet e medieve e konkretisht “Hyrijet” thuhej se janë ushtruar disa kontrolle në aksionet kundër Al-Kaedas, në 6 zona të mëdha si Stambolli, Vani, Kilis, Adana, Gaziantep dhe Kayseri. Përgjatë vitit 2013, agjencia e lajmeve në Iran, “FNA (Fars Neës Agency), ku kishte baza zyrtare raportonte se organizata turke rekrutonte myslimanë shqiptarë për të luftuar në Siri.
Kjo agjenci në një shkrim të datës 14 gusht 2013 të titulluar Exclusive: Turkish NGO Recruiting Muslim Albanians for War in Syria shkruante se fondacioni IHH, i cili vepron si fondacion fetar dhe ndihmës humanitare kishte rekrutuar dhe transferuar një numër prej 769 shqiptarësh në Siri. Këta shqiptarë i bashkoheshin ushtrisë çlirimtare të Sirisë. Kjo agjenci i referohet një personi, i cili duhet të jetë shqiptar, por ka dashur të mbetet i paidentifikuar për shkak se kishte frikë se rrezikonte jetën. Sipas FNA, ky fondacion vepronte në koordinim të plotë me një ministër turk. Në të njëjtën platformë informacioni thuhej se shqiptarët vinin nga Tirana në Turqi dhe i nënshtroheshin stërvitjeve ushtarake nga oficerë amerikanë të dalë në pension dhe që ishin vendosur në një bazë ushtarake Reyhanli në provincën Hatay të Turqisë jugore.
Në artikull përmendej gjithashtu se “Grupi i fundit që ishte rekrutuar përbëhej nga 90 shqiptarë të cilët kishin flutuar nga Tirana në Stamboll me një avion turk nr 1078 në qershor të 2013”. I pyetur në lidhje me shkakun e dezertimit, burimi citohet të ketë thënë për mediet se “Pavarësisht përpjekjeve të IHH për të rekrutuar ushtarë për Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë, rreth 450 shqiptarë myslimanë dezertuan pas disa javësh luftime dhe bashkimit me al Nusra Front, një grup i Alkaedas që drejtonte luftën e kryengritjes”. Burimi thotë se ai është kthyer në Shqipëri pasi kishte parë krimet që kryheshin nga grupet terroriste kundër civilëve në Siri.
Burimi tregon se ishte kthyer në Shqipëri, por refuzoi të takonte familjen e tij, pasi kishte frikë nga reagimet e shërbimeve të inteligjencës turke dhe mercenarëve të tyre në Shqipëri. Ai shton se kishte takuar familjen vetëm pasi kjo e fundit ishte larguar nga Tirana. Ky zbulim rikonfirmon lajmet e gazetës “Shqiptarja.com”, ku janë dhënë me detaje skemat e ikjeve në Siri.
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com