Shqiptarët e Kosovës në burgjet e
diktaturës, letra drejtuar Enver Hoxhës

Shqiptarët e Kosovës në burgjet e<br />diktaturës, letra drejtuar Enver Hoxhës<br>
Studiuesi i periudhës së komunizmit Kastriot Dervishi, ka publikuar një letër që pretendon se ka për autor një shqiptar me origjinë nga Kosova, i burgosur në kampet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Kosovari i drejtohet Enver Hoxhës, duke i kërkuar që ta lironin, duke qenë se në Shqipëri kishte ardhur për një jetë më të mirë, si patriot.

“Historitë e shqiptarëve të Kosovës që erdhën në Shqipëri për të shpëtuar nga keqtrajtimi jugosllav e për të gjetur lumturinë janë të shumta. Ka qenë një gjenocid tjetër që regjimi internacionalist i Enver Hoxhës ushtroi mbi këtë pjesë të kombit shqiptar, të cilën e struku nëpër ferma, kampe, e shumë prej tyre edhe i burgosi. Prej këtij keqtrajtimi, në vite të ndryshme, shumë prej tyre kërkuan të riatdhesohen. Më poshtë paraqitet një letër drejtuar diktatorit, pjesë e një praktike voluminoze mbi keqtrajtimin dhe sjelljen kriminale ndaj shqiptarëve të Kosovës” – shkruan Dervishi.

Letra

I nënshkruari Mark Gjolaj me kombësi shqiptare, tani emigrant, nga Jugosllavia, me qëndrim në NBSH “Çlirimi” sektori Seman në Fier, ju paraqes sa vijon:

Më datë 12.3.1953 kam emigruar në RP të Shqipërisë, me qenë se si shqiptar kam dëshiruar dhe dëshiroj të jetoj këtu.

Qysh nga dita e ardhjes sime në Shqipëri, kam qenë vetëm nëpër burgje dhe kampe duke mos qenë kurrë i lirë, megjithëse kam një të kaluar të mirë patriotike shqiptare.

Për këtë arsye ju drejtohem juve dhe ju lus që të më ndihmoni duke urdhëruar lirimin tim nga Semani.

Seman, më 15.12.1957

Me nderime

Mark Gjolaj

NBSH “Çlirimi” sektori Seman, Fier

letra

(Letra e të burgosurit ksovar dërguar Enver Hoxhës më 1957)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë