Shqiptarët i kthehen
leximit, kryesojnë të rinjtë

Shqiptarët i kthehen<br />leximit, kryesojnë të rinjtë
Shqiptarët kanë rritur vitet e fundit interesin për kulturën përmes leximit në biblioteka, në ndjekjen e shfaqjeve në teatro, Opera, galeritë e arteve, monumeteve të kulturës.

Sipas INSTAT, krahasimi rritës ndihet në dy vitet e fundit. Kështu vjet, krahasuar me vitin 2013, librat e tërhequr nga bibliotekat u rritën me 4,1 % dhe 12,7 % frekuentues më shumë në sallat e leximit. Kryesore mbetet Biblioteka Kombëtare ku gjatë vitit 2013 aty u tërhoqën nga lexuesit e regjistruar 187.248 tituj librash, vjet. Por vjet, në 2014 ky numër erdhi në rritje me një total prej 194.937 lexues të rregullt.

Gjatë vitit 2013 numri i frekuentuesve në sallat e leximit arriti në 173.039, ndërsa gjatë vitit të kaluar, arriti në 195.138 lexues.
Trendi është mjaft pozitiv, pasi sipas statistikave, rezulton që frekuentuesit me të shumtë jane të rinj të grupmoshës 16-21 vjeç, që në vitin 2013 arritën 100.363 frekuentues dhe 113.180 gjatë vitit 2014.

Sidomos në dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i shfaqjeve dhe spektatorëve në to.

Por rritjen më të madhe e ka numri i vizitorëve në monumentet kulturore në të gjithë vendin, që rezulton e dyfishuar, ku kryesojnë vizitorët e huaj, në krahasim me vendasit. Nga 55.723 në vitin 2013, arritën vitin e kaluar në 110.535 vizitorë, ku monumentet më të vizituara janë në Gjirokastër, Berat dhe Shkodër.
Nga ana tjetër, është ulur numri i vizitorëve në Muzeume, që sipas statistikave, rezulton me 12,6 % ulje në harkun dy-vjecar 2013-2014.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave