Në protestë është lëshuar edhe një dron i ngjashëm me atë të Beogradit duke i konfirmuar Platinit. Përparim Hetemaj që luan te Chievo në Serie A ka njoftuar se në Helsinki kishte mjaft protestues ndaj Platinisë. "Mërgata shqiptare në Helsinki e organizoi protestën kundër pakënaqësisë së vendimit të UEFA-së cila ka marrë një vendim skandaloz për ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, duke i dhënë fitoren serbëve me rezultat zyrtar 3:0. Nënat dhe motrat tona morën pjesë në protestë” tha lojtari nisur nga njoftimet e të afërmve.