ZVICËR - Si në Bernë, Cyrih edhe në Gjenevë të  Zvicrës po ndjekin me mjaft shqetësim zhvillimet e fundit tragjike ne Maqedoni, sidomos luftimet e përgjakshme në Kumanovë. Sot disa qindra shqiptarë, kryesisht nga Maqedonia në disa qendra të Zvicrës kanë zhvilluar tubime me një minutë heshtje për viktimat e rënë në përleshjet e armatosura dhe kanë dalë ne shenje solidariteti për të shprehur përkrahjen e tyre me shqiptarët e Kumanovës.
 
Do theksuar se sot, pas komuniteti kosovare, shqiptarët nga Maqedonia përbëjnë komunitetion me të madh ne Zvicer nga shqiptarët e ardhur nga ballkani. Sipas “Presheva jonë” numri i tyre sillet rreth 80 mijë.

une jam kumanove
 
Në fotografinë nga vendi i ngjarjes, shihet të jenë mbledhur mbi 30 persona me flamuj kuqezi, flamuj të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërsa në koka mbajnë plisat e bardhë.
 
Disa prej tyre kanë shkruar në letra të bardha “NE JEMI KUMANOVË” duke shfaqur kështu përkrahjen ndaj shqiptarëve të cilët tash e dy ditë janë duke jetuar në ankth nga sulmet e ndërmarra nga shteti maqedonas në këtë komunë./ Presheva Jonë/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)