Shqiptarët në Londër 2012 me
10 sportistë e 20 politikanë

Shqiptarët në Londër 2012 me<br />10 sportistë e 20 politikanë
Ekipi olimpik i Shqipërisë edhe pse me numrin simbolik të 10 sportistëve, pas pëjashtimit të peshëngritësit Pulaku, ka arritur një rekord më vete. Politikanët e pranishëm ishin dyfishi i atyre të sportistëve.

Edhe pse ekipi shqiptar ka vetëm 10 përfaqësues në gara (peshëngritësi Hysen Pulaku u përjashtua dje zyrtarisht nga garat për doping), në Londër ishin dyndur më shumë politikanë se sportistë. Sali Berisha me të shoqen ishin të pranishëm, por edhe ministri i Sporteve, Aldo Bumçi. Ndërkohë, e vetmja shpresë e ekipit shqiptar është një kosovare, Majlinda Kelmendi. Edhe pse Kosova nuk përfaqësohet me ekipin e saj dhe as me flamur, ceremoninë e ndoqën presidentja Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe ministri i Kulturës, Memli Krasniqi. E gjithë kjo ushtri për të parë një grusht me sportistë.

Ndërsa kryeministrit Berisha i duhej filmimi dhe fotoja, ku duket se ka një takim special me kryeministrin britanik, David Cameron. Sipas listës së personave VIP të pranishëm në ceremoni, bie në sy fakti që janë dërguar kryesisht presidentët, si figura ceremoniale. Kështu ka vepruar Kroacia, Serbia, Maqedonia e Mali i Zi, por edhe Gjermania e shtete të tjera. SHBA ka dërguar vetëm Zonjën e Parë. Kurse shqiptarët, edhe pse me një ekip të vogël dërguan një ekip të stërmadh… politikanësh.

Përjashtimi i Pulakut
Edhe pse është një lajm që ka dalë që dy ditë më parë, dje dhjetëra media të rëndësishme botërore raportojnë se peshëngritësi Hysen Pulaku është i pari sportist që përjashtohet nga Lojërat Olimpike. Wall Street Journal, Washington Post, BBC e ESPN raportojnë lajmin, për shkak se dje ka folur zyrtarisht Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. Drejtori për komunikimet, Mark Adams, tha: "Ne shpresojmë se ky do jetë një mesazh se ne do kapim këdo që përdor doping". Sipas BBC, 19-vjeçari shqiptar mund të përballet me një sanksion prej dy vitesh nga federata ndërkombëtare e peshëngritjes. Trajneri i tij personal, njëkohësisht edhe xhaxhai i tij, Sami Pulaku, deklaroi se nuk do kontestohet vendimi. Wall Street Journal thotë se ky është peshëngritësi i tretë shqiptar që kapet me doping nga Shqipëria, duke e bërë shqetësuese situatën. Ndërsa shumë media e përfshijnë rastin e Pulakut në paradën e gjërave që kanë ndodhur për herë të parë në olimpiadë si më poshtë: Medalja e parë e artë: Yi Siling nga Kina. Skandali i parë i dopingut: Peshëngritësi shqiptar, Hysen Pulaku. Zhgënjimi i parë: Michael Phelps mezi kualifikohet në garën e tij të parë. Përplasja e parë: Ekipi i xhudos i Libanit nuk pranon të stërvitet pranë ekipit izraelit.

Shkrimi u botua sot ne gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama

Hapet qarkullimi për aksin Thumanë-Kashar, i pranishëm kryeministri Rama