Shqiptarët në veri kërkojnë mbrojtje

Shqiptarët në veri kërkojnë mbrojtje
Përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të lagjeve të pjesës veriore të shqetësuar nga ngjarjet e fundit kërkojnë nga institucionet e vendit që të shtojnë masat e sigurisë në atë pjesë. Ata kanë mbajtur sot një takim me kryetarin e Mitrovicës Avni Kastrati nga i cili kanë kërkuan që të ketë prani të Policisë Speciale të Kosovës, si dhe rivendosjen e pikave statike të Policisë në lagjet ku jetojnë shqipatërt dhe serbët në veri të Mitrovicës.

Përfaqësuesit shqiptarë në veri thonë se janë të njohur emrat e Jovica Lazareviq dhe Desimir Janiçijeviq dhe se disa hetues të Policisë së Kosovës ua kanë thënë se organizata e tyre mund të qëndrojë prapa sulmeve ndaj shqiptarëve në veri.

Afrim Ahmeti, përfaqësues i lagjes “7 Shtatori” në veri të Mitrovicës ka kërkuar që shqiptarët të mbrohen edhe nga Njësia Speciale e Kosovës, ndërsa po ashtu ka theksuar se KFOR-i duhet ta përmbushë misionin për çka ka ardhur në Kosovë, të krijojë siguri për të gjithë qytetarët.
Ai kërkoi nga Qeveria dhe Policia e Kosovës të jenë më aktive në veri të vendit, pasi sipas tij ata edhe pas 13 vitesh nga lufta po terrorizohen.

Sipas tij, shqiptarët në veri duhet të cilësohet si heronjë, pasi nuk po mbrohet vetëm jeta e tyre, por edhe territori dhe shteti.

Ahmeti kërkoi nga institucionet e vendit që të mos japin vetëm deklarata, por që të ndihmojnë realisht, sepse sipas tij, gjendja e rëndë. Ai kërkoi që popullata atje të mbrohen nga Njësia Speciale e Kosovës.

Sipas përfaqësuesve shqiptarë në veri të vendit atje mbizotëron gjendje e rëndë ekonomike. 

Ata deklaruan se kanë pasur disa kontakte me KFOR-in ku kanë kërkuar të merren masa për të krijuar atje siguri, mirëpo, përveç deklaratave asnjë premtim, ndërkaq, sa i përket EULEX-it, ata nuk janë prezent fare. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës