Sot në Francë është dita e shqiptarëve. Mijëra tifozë kuqezinj kanë mbushur rrugët dhe sheshet e qytetit të Marsejës në mbështetje të ekipit kombëtar të futbollit, që sonte në orën 21:00 do të zhvillojnë ndeshjen e dytë në grup përballë ekipit të Francës.
 
Edhe pse Franca luan në shtëpi, tifozët shqiptarë kanë ndezur atmosferën disa orë përpara në Marsejë, ndërsa të tjerë pritet t’u bashkohen kuqezinjve në orët në vazhdim për të qenë gati në mbrëmje.
 
Sonte pritet që të shpalohet edhe flamuri gjigant kuqezi para ndeshjes Shqipëri- Francë.