TIRANE - Sot dy ekipet shqiptare, Kukësi dhe Skënderbeu do të tentojnë që të shkruajnë një tjetër faqe të ndritur në historinë e futbollit shqiptar në Evropë. Kampionët dhe nën kampionët e vendit do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit në Evropë League të vlefshme për fazën e grupeve. Kukësi do të luajë në transfertë përballë ekipit të Trabzonsporit, ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 2-0, shanset për kualifikim janë shumë të vogla, pasi përballë nuk do të ketë vetëm një ekip që vlen 70 mln euro, por edhe një tifozeri ndër më të zjarrtat në Evropë.
Por, zëvendës presidenti Flamur Hoxha deklaron se do të bëjmë maksimumin për të arritur një tjetër sukses. “Kemi një ndeshje të vështirë por do tentojmë të bëjmë detyrimin tonë deri ne fund”. Presidenti Gjici ka vendosur një premio 300 mijë euro për kualifikimin, ndërsa nga suksesi do të arkëtonte mbi 1 milionë euro. Ndërsa Skënderbeu e ka provën më të lehtë, pasi luan në Tiranë dhe i duhet të kthejë rezultatin e ngushtë me diferencën e një goli me Ceremontes së Bakajt dhe Vangjelit.
Në prag të ndeshjes trajneri Josa ka deklaruar se “Do të japim maksimumin që të kualifikohemi në fazën e grupeve. Jam optimist, ekipi është në gjendje të mirë, shpresoj te kualifikimi”. Ndërsa kapiteni i ekipit të Skënderbeut, Bledi Shkëmbi shprehet se kampionët e Shqipërisë i kanë të gjitha shanset që të kualifikohen në fazën e grupeve nëse janë vigjilentë dhe të disiplinuar. “Sigurisht që ndeshja është e vështirë, por jo e pamundur që ta kthyer rezultatin.
Ne do të tentojmë me të gjitha mënyrat për të siguruar biletën për në fazën e grupeve. Sot, kërkojmë edhe mbështetjen e tifozerisë sonë”. Në konferencën para ndeshjes ka folur edhe Bakaj, por këtë herë si futbollist i Odensës. “Skënderbeu është një ekip i fortë, me futbollistë cilësorë që na vendosën në vështirësi në Ukrainë. Parashikoj një sfidë të vështirë sonte, pasi përballë është edhe publiku i Korcës dhe gjithë Shqipërisë” përfundon ai.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com