Shqiptarët trafikojnë organet e
serbëve? Kosturica e ka lojë artistike

Shqiptarët trafikojnë organet e<br />serbëve? Kosturica e ka lojë artistike
Regjisori Emir Kosturica ka një tendencë për të provokuar ndjenjat e popujve që janë luftuar nga serbët. Ai ka thënë se është duke u përgatitur për të bërë një film, sesi shqiptarët ua kanë marrë organet serbëve. Kineastët kosovarë kanë reaguar ndaj këtij akti provokativ.

Naser Shatrolli thotë se arti nuk njeh kufij dhe kësisoj Kosturica shfrytëzon shtetin për t’i marrë fonde. Shatrolli thotë se “Këto tema janë bërë në Amerikë rregullisht dhe askush nuk e akuzon shtetin, as politikën nëse bëhen filma të tillë.

Ato janë tema që provokojnë audiencën, dhe ngelin si të tilla. Fundja, filmi është trill artistik, i cili mund të bazohet kudo. Edhe regjisorët tanë kanë provuar të shkruajnë për luftën në versionet e tyre. Kjo është lojë artistike dhe kështu duhet shikuar esenca e Kosturicës”, nënvizoi Shatrolli.

Kurse, Fatos Berisha, drejtor i QKK-së, thotë se për këtë projekt Kusturica vetë i ka dhënë vetes përgjigje. “Përgjigjen më të mirë lidhur me filmin që mëton ta bëjë e ka dhënë vetë Kusturica, duke thënë se ‘nuk mund të krijohet një vepër e madhe nëse ajo bazohet në material të rrejshëm’”, tha Berisha.

Regjisori dhe aktori Sunaj Raça thotë se ky regjisor ka ndërtuar karrierën në kohën e ish-Jugosllavisë. “Regjisori serb, Emir Kusturica ka pasur ndihmën direkt nga shërbimi informativ shtetëror, si dhe nga ushtria jugosllave e asaj kohe. Pra, nuk është e rastit që serbët kanë investuar në këtë regjisor.

Gjatë luftës në Bosnje ky regjisor ka dhënë intervista kontradiktore dhe është pozicionuar në anën e serbëve, duke ia kthyer shpinën popullit të vet, më vonë ai u konvertua dhe u bë serb ortodoks. Ky në këtë mënyrë iu ka përgjigjur shtetit serb për ndihmesën që ia ka ofruar për karrierën artistike”, nënvizon ai.

Raça thotë se ky regjisor ka ndikim të madh në festivalet prestigjioze ndërkombëtare. Emiri apo Nemanja si e quajnë sot është i njohur në botë dhe ka shumë çmime në festivale prestigjioze si në Kan, Venedik etj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve