Teksa qiejt e Lindjes së Mesme janë boshatisur për shkak të luftës në Iran shumë shqiptarë presin të kthehen në vend nga Dubai sapo të rinisin fluturimet. Sipas Erjola Agës, sipërmarrëse dhe drejtuese e një kompanie turistike në Dubai, situata pritet të zhbllokohet së shpejti.
“Në ditët e fundit ka pasur një numër të konsiderueshëm turistësh shqiptarë në Dubai. Me datë 28 kanë qenë fluturimet e fundit që kanë ardhur në Dubai dhe janë nisur prej andej. Nga data 28, shqiptarët janë të bllokuar në Dubai. Kemi mbi 20 kontakte shqiptarësh që janë turistë në Dubai. Nga nesër në orën 3 pasdite do të nisin fluturimet nga Dubai por duhet të ndjekim njoftimet e autoriteteve. Turistët kanë marrë mesazh për të rezervuar biletat në një datë tjetër” tha ajo.
Gjatë intervistës ajo ndau detaje edhe për sigurinë në Emiratet e Bashkuara Arabe duke e përshkruar situatën të qetë.
“Situata është e qetë. Ndihemi të sigurt. Ka mesazhe alerti nëse ka rrezik sulmesh. Na këshillojnë të mos dalim nëse nuk është e nevojshme. Jeta vazhdon normalisht”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
A rrezikon Shqipëria nga lufta në Iran? Eksperti për Report TV: Duhet të rrisim urgjentisht kapacitetet e mbrojtjes kundër ajrore











