Shqiptarët e kthyer nga Siria/ Rama: Kemi gati strukturat për integrimin e fëmijëve! Kush ka bërë krime do dalë para drejtësisë! Misioni do vazhdojë

Shqiptarët e kthyer nga Siria/ Rama: Kemi gati strukturat për integrimin e fëmijëve! Kush ka bërë krime do dalë para drejtësisë! Misioni do vazhdojë

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Një operacion i ngatërruar, por i suksesshëm e ka quajtur kryeministri Edi Rama shpëtimin e 4 fëmijëve dhe gruas në karrocë me rrota nga kampi famkeq në Siri Al-Hol, me premtimin se ky nuk është misioni i fundit. Prej mëse 1 viti, është bërë e mundur identifikimi i të gjithë shqiptarëve që janë në kamp, dhe kjo për kreun e qeverisë është baza për fazën e dytë të riatdhesimit të shqiptarëve të tjerë e cila do të nisë shumë shpejt. Një rol të veçantë në këtë operacion ka pasur edhe gjenerali i ushtrisë libaneze Abas Ibrahim, nga i cili ka marrë konfirmimin se operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë do të vijojë.

Rama zgjodhi të jetë i rezervuar, duke mos dhënë as emra dhe as datë se kur do të nisë kjo fazë e dytë, për shkak se mund të ndikojnë negativisht në këtë operacion. Një tjetër arsye se përse nuk foli me emra konkret, ishte edhe për vetë faktin se ka prindër të radikalizuar, siç i quajti ai, të cilët refuzojnë të kthehen në Shqipëri. Pas takimit që kanë pasur për një kohë të shkurtër në aeroportin e Rinasit, 4 fëmijët dhe gruaja në karrigen me rrota janë dërguar te Shtëpia e pushimit të Ushtarakëve në Durrës ku do të qëndrojnë për të paktën 3 muaj!

Kjo strukturë, theksoi Rama i ka të gjitha kapacitet e nevojshme që do u vijnë në ndihmë për riintegrimin e tyre ne shoqëri. Sa i përket atyre që kanë kryer krime në Siri, kryeministri tha se do të dalin para drejtësisë, megjithatë, shtoi ai, kjo është një çështje që u përket organeve te tjera kompetente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Shpëtim i 5 shqiptarëve në Siri/ Kreu i Anti-Terrorit: S'është motiv që ne të shplodhemi! Do nis shumë shpejt misioni për shpëtimin e të tjerëve

Kreu i Anti- terrorit, Gledis Nano mes duartrokitjeve, ka folur për operacionin në Siri për shpëtimin e 5 shqiptarëve. Ai tha se ky nuk është motiv për t'u shplodhur, por shumë shpejt do të nisë misioni i radhës për të shpëtuar edhe shqiptarët e tjerë.

"Në respekt të të gjithëve ju dhe të kolegëve që na kanë ndihmuar, do jem shumë shkurt dhe duhet të më kuptoni se përveç detajeve që nuk mund të bëjë të ditura janë edhe emocionet jo vetëm si punonjës policie dhe si baba. Do rikthehem në Al-Hol, nuk është justifikim që të shplodhemi, por vetëm kryerjen e procedurave, për të rinisur operacionin. Me Llesha shkuam në Liban për këtë operacion, shkuam për 4 ditë dhe ndenjëm 5 javë. Dhe në Liban situata nuk është e lehtë, ka mbi 1500 raste me COVID, ku përveç kësaj problematike kemi edhe këtë problem", tha Nano.

Ora 13:56
Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria/ Rama: Kush ka bërë krime do t'i nënshtrohen drejtësisë!

Pas riatdhesimit të 5 shqiptarëve nga Siria, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ka deklaruar se kush ka bërë krime në Siri, do t'i nënshtrohet drejtësisë.  Megjithatë, ka sqaruar Rama, këto janë raste individuale që do të trjatohen nga organet kompetente.

"Nuk diskutohet që kush ka bërë krime do t'i nënshtrohet drejtësisë, por këto nuk janë çështje të miat, rastet janë individuale dhe e kanë organet e tjera që të japin opinionin e tyre dhe vendimet ligjore", tha Rama,

Ora 13:53
Riatdhesimi nga kampi në Siri, Rama: Ka prindër që nuk duan të kthejnë fëmijët

Kryeministri shprehet se në kampin në Siri ka fëmijë, prindërit e të cilëve nuk pranojnë që fëmijët e tyre të riatdhesohen në Shqipëri.

"Veprimtaria e antiterrorit është një veprimtari larg syve të publikut dhe medias. Nuk mund të jap asgjë ekzakte pasi të gjitha identifikimet janë në përpunim nga strukturat e posaçme. Është një kategori shumë delikate dhe ne nuk mund të japim asnjë numër fiks. Shumë prej tyre janë me prindër të gatshëm dhe ata që nuk janë të gatshëm" - tha Rama.

Ora 13:53
Rama tregon se si do të integrohen fëmijët e riatdhesuar nga Siria: Do strehohen në struktura të posaçme

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se shqiptarët e riatdhesuar nga kampet në Siri do të shkojnë në struktura të posaçme ku do i ofrohet kujdesi i duhur.

"Kemi përgatitur strukturën e posaçme se vendimi për të hyrë në territor është marrë në momentin e duhur, por ne duhet të ishim gati, struktura është gati me kujdesin e nevojshëm me psikolog, mësues e mjekë dhe do të bashkëpunohet dhe me të afërmit dhe do të punohet për të shkuar në strukturat sociale sipas gjykimit që do japin mjekët dhe psikologët", tha Rama.

Ora 13:48
Rama: Jemi gati për fazën e dytë të riatdhesimeve! Operacionet e vështira, nuk po marrim fëmijët nga kopshti

Pas mbërritjes në atdhe të 4 fëmijëve dhe gruas të cilët u nxorën nga kampi Al-Hol në Siri, kryeministri Rama shprehet se operacioni i shpëtimit do të vijojë dhe me fëmijët e tjerë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se prej 1 viti, autoritetet shqiptare dhe ato të huaja po bashkëpunojnë për gjetjen e tyre, por operacioni i kthimit në Shqipëri nuk është i lehtë. Ai tha se në këtë operacion ndikojnë shumë faktorë që në njëfarë mënyre e pengojnë.

"Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, por të suksesshëm. Tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve. Besoj që herët ose vonë do sjellim pjesën tjetër këtu në Shqipëri.  Më vjen keq, me gjithë respektin për punën tuaj. Ka një vit që ne punojmë ngushtësisht me strukturat në ato zone. Nuk kemi pasur problem me gjetjen e lokacioneve. Ka të bëjë me operacione komplekse. Duhen marrë parasysh të gjitha kushtet. Bëhet fjalë për të parandaluar surpriza që mund të vijnë nga momenti në moment për njerëzit ndaj duhet një punë shumë e detajuar dhe përgatitje. Drejtori i antiterrorit ishte për 4 javë në atë vend. Nuk ka dyshim që nxjerrja e fëmijëve nga një ferr, nuk është njësoj si nxjerrja e tyre nga kopshti. Janë në mes forca të ndryshme, forcat në kamp apo dhe prindërve të tyre të radikalizuar. E gjitha është komplekse por puna e bërë në kamp ka qenë intensive me prezecën e drejtorit të antiterrorit. Siç e kam thënë dhe sot, e gjithë kjo është mundësuar nga struktura në Liban të cilët më kanë informuar. Nuk dua të jap detaje pasi mund të kompromentojmë marrëdhëniet e ngritura me këto faktorë" - tha Rama.

Ora 11:29
Rama takim me gjeneralin në Beirut: Për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë

Gjatë një takimi që zhvilloi me gjeneralin Abass, Kryeministri Rama njoftoi nga Beiruti se ka marrë premtimin e tij se operacioni për kthimin  e fëmijëve të tjerë nga Siria në Shqipëri do të vijojë.

"Me Gjeneralin Abass përpara kthimit në atdhe bashkë me fëmijët, për ta falenderuar për ndihmën e tij të paçmueshme, si edhe për të konfirmuar sy më sy vijimin e operacionit për kthimin e fëmijëve të tjerë", shkruan Rama.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja