Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Arifi: 30 vite të diskriminuar nga serbët! Na duhet mbështetje nga qeveria shqiptare

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi kërkon nga qeveria shqiptare mbështetje për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Gjatë një interviste me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Arifi thotë se situata e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është e rënduar për shkak të diskriminimit prej 30 vitesh nga serbët.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar dhe disa takime politike, si me Presidentin Bajram Begaj, Kryeparlamentaren Lindita Nikolla ku i ka parashtruar problematikat e shqiptarëve në këtë komunë.

“Shqipëria duhet të implementojë ligjin e vetë, kushtetutën e vetë që tregon se që duhet të kujdeset për kombin e vetë dhe jashtë kufijve që jemi ne. Qëllimi kryesore është të vetidëjësojmë qeverinë shqiptare lidhur me situatën  e shqiptarëve ne luginën e  Preshevës, situatë e cila është tej mase e rënduar për shkak të diskriminimit prej 30 vitesh.

Edhe për shkak se politika serbe ndaj  shqiptarëve është agresuar dhe më tej. Kemi pasur takim me presidentin e shtetit, kryetraren e kuvendit, dhe me bashkinë së Tiranës ku i kemi njoftuar për situatën që kemi kaluar. Qeveria ka obligim të implementojë kushtetutën e saj. Për këtë arsye kemi qenë dhe të president i cili e kishte të qartë situatën tonë  ne dhe premtoi që do të ndërmarre aktivitete.”, u shpreh  Arifi.

Arifi kërkon që Shqipëria ta ndihmojë në aspektin ekonomik dhe si çështje të rëndësishme konsideron themelimin e Fondit Kombëtar të  Solidaritetit

“Në kem nivelin e papunësisë 50% të lartë.  Shqipëria ka mundësi të na ndihmojë në forma të ndryshme. Që prej 4 vitet e kam kërkesë zyrtare që të themelohet  Fondi Kombëtar i Solidaritetit. Në takimin e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës është marrë vendimi për t’u themeluar por nuk është  bërë asgjë. Ne na duhen mjete dhe për situatën infrastrukturore. Na duhet të stimulojmë biznesin, për të investuar në zonat industriale që  për mos të  na ikur të ikur të rinjtë dhe të rejat. Shqipëria të hap një kod ekonomik apo të hapë një bankë shtetëror ose fakultet të Universitetit të Tiranës.", tha ai.

Ai shprehet se është e rëndësishme të krijohet një përkufizim i qartë i termit “reciprocitet”.

 “Në aspektin politik, shumë me rëndësi, i cili lidhe dhe me situatën e Kosovës në dialog me Serbinë,  është që tani të krijojmë definim të asaj çfarë quhet reciprocitet. Nëse serbët në veri të Kosovës  kanë të drejtë të përdorin simbolet e tyre kombëtare dhe ne duhet ta kemi këtë të drejtë në vetë Serbi.", u shpreh Arifi.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë