Shqiptarët festojnë Vitin e Ri
6 të lënduar nga fishekzjarret
|

Shqiptarët festojnë Vitin e Ri<br />6 të lënduar nga fishekzjarret<br /> |
TIRANE- Me fishekzjarre dhe urimin nga mot Gëzuar shqiptarët kanë pritur mbrëmë në mesnatë ndërrimin e viteve. Mijëra qytetarë pritën që akrepat e orës të shënonin 00:00 nëpër sheshet kryesore të qyteteteve ndërsa shumë të tjerë me festime në mjaft lokale në pikat turistike.

Në Tiranë qindra të rinj kanë dalë në sheshin Skënderbej për të parë spektaklin e fishekzjarreve që kishte organizuar bashkia, por dhe fishekzjarret e hedhura nga vetë qytetarët. Qarkullimit të rënduar me makina dhe këmbësorë mbas orës 22:00 të mbrëmjes i kanë lënë vendin muzikës dhe festimeve në pubet e lokalet e kryeqytetit.
Zona e Bllokut është një nga më të prefruarat e rinisë së kryeqytetit, Lokalet e kësaj zone kanë qënë tejet të mbushura jo vetëm nga të rinj.

Tirana ka festuar deri në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit, ndërsa sot në mëngjes është zgjuar e përgjumur, por me një kohë të bukur me diell ndonëse temperaturat janë të ulëta. Shumica e aktiviteve private u kanë vënë kyçin dyerve të tyre dhe qepenat e dyqaneve thuajse janë të gjithë të mbyllur.

Elbasan disa qindra të rinj, dhe familjarë festuan natën e madhe të ndërrimit të viteve në sheshin kryesor të qytetit, përballë Portës së Kalasë. Me qindra fishekzjarrë kanë mbushur qiellin, ndërsa pas orës 00.30 të rinjtë e qytetit janë argëtuar në baret dhe lokalet e qytetit ku kanë kaluar së bashku deri në orët e para të mëngjesit.

Durrës Viti i Ri është pritur me sirenat e anijeve dhe të trageteve të vendosura në kalatën e portit.

Gjirokastër atmosfera festive është zhvendosur në qendër të qytetit ku bashkia kishte organizuar një koncert festiv. Po kështu dhjetra fishekzjarresh të larmishme kanë ndezur më shumë festën tradicionale të natës të fundvitit.

Vlorë,mijëra qytetarë e përcollën orën 00.00, në mjedise publike, përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, në Sheshin e Flamurit etj. Kjo atmosferë vazhdoi për më shumë se dy orë. Trafiku u rëndua dhe qarkullimi u ndërpre, pavarësisht masave që kishte marrë policia për disiplinimin e tij. Skela dhe Sheshi i Flamurit, ishin dy mjediset kryesore ku qytetarët vlonjatë, përcollën këtë natë, duke festuar së bashku. Mijra fishekzjarrë ndriçuan qiellin, duke krijuar një atmosferë shumëngjyrëshe.

FISHEKZJARRET, 6 TE LENDUAR NE TIRANE
Policia ka qenë në gadishmëri për të ruajtur rendin e sigurinë dhe ndryshe nga vitet e kaluara raportohen të ketë pasur më pak incidente me fishekzjarre. Kjo është konfirmuar dhe nga mjekët e QSUT të cilët deklaruan se ka pasur pak raste me lëndime të lehta nga fishekzjarret.


Policia e Tiranës bën të ditur se 6 persona kanë marrë dëmtime djegieje nga përdorimi i fishekzjarreve. Dëmtimet kanë qenë të lehta dhe pasi kanë marrë ndihmën mjeksore kanë lenë qendrat spitalore të Tiranës.
Agjencia telegrafike e lajmeve raporton se janë shënuar 3 aksidente rrugore, nga të cilët një aksident në periferi të Tiranës, me pasojë plagosjen e një shtetaseje ndërsa dy aksidentet e tjera nuk kanë pasur pasoja në njerëz.
Të njëjtat burime bënë të ditur se, po ashtu është evidentuar plagosja e një shtetasi ne zonen e Alliasit ne Tirane, pa rrezik për jetën. Per sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, ishin angazhuar një numër i madh forcash rendi, të cilat mundesuan mbarëvajtjen e festimeve në metropolin Shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Policia nis hetimet nëse është e qëllimshme

Kukës/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në bjeshkët e Shishtavecit, dhjetëra forca dhe banorë në operacion! Policia nis hetimet nëse është e qëllimshme