Nxënësit shqiptarë kanë fituar dy medalje bronzi në Olimpiadën e Metropoleve nga e gjithë bota që u zhvillua në Moskë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka postuar fotot e tyre në faqen e tij në rrjetet sociale duke i uruar për suksesin.
"Ju kujtohet grupi i nxënësve të Tiranës që Bashkia i mbështeti për Olimpiadën e Metropoleve nga e gjithë bota në Moskë?
Fituan 2 medalje bronzi! Deni Mastori në Kimi dhe Arkid Kaleci në Informatikë. Provë se kush është i mirë dhe punëtor, herët a vonë ia del me sukses! BRAVO!" shkruan Veliaj.
-
Krenare per ju dhe urojme gjithmone e me shume medalje ne te ardhmen. Dhe shpresojme te kontribuoni per Shqiperine sepse Shqiperia per ju ka nevoje me shume se se sa per futboll (sigurisht dhe per sport).
Përgjigju









Komente
Komento