Shqiptarët, grabitje dhe drogë
në Itali,Gjermani e Belgjikë

Shqiptarët, grabitje dhe drogë<br />në Itali,Gjermani e Belgjikë
ITALI-Në 3 operacione të ndara, policia gjermane, italiane dhe ajo belge, shkatërruan dje 3 banda të përbërë me shqiptarë, ku fokuset kryesore ishin grabitjet e dhunshme dhe trafiku i lëndëve narkotike.

Itali, grabitjet
Në Vicenza të Italisë, një bandë e përbërë prej 4 shqiptarësh dhe dy italianësh, punonjës të një kompanie sigurie, është shpërbërë nga policia, teksa një shqiptar që kërkohet nga e githë Europa, besohet të jetë truri i organizatës kriminale. Operacioni u kodua "Black Eagle", simbol i flamurit shqiptar dhe ka nisur më shumë se një vit më parë. Më 7 tetor 2012, në një disko grabitën 25.000 euro, ndërsa nuk kanë munguar vjedhjet e të moshuarve apo pronarëve të klubeve të natës. Të arrestuar janë shqiptarë Ermir Mashkulli, i cili besohet të jetë bosi momental, 38 vjeç, Edmond Arra, 24- vjeçar, Xhemal Boni dhe Bektash Qerimi dhe italianët Giuseppe Matta, 40 vjeç, nga Palermo dhe Lorenzo Zanandrea, 43 vjeç. Një listë e gjatë akuzash rëndojnë mbi 6 të arrestuarit, ku spikasin veprat penale si vjedhje, plagosje me armë zjarri, etj. Në një total të akumuluar llogaritet se kjo bandë ka grabitur rreth 200 mijë euro.

Droga, Gjermani
Policia federale dhe doganat, në një aksion me shtrirje të gjerë të zhvilluar të enjten, më 24 tetor në zonwn e Achenit, kanë goditur një rrjet të shitjes së drogës. U kapën 12 persona, tre prej të cilëve të armatosur, janë konfiskuar 4 kg drogë, 3 armë zjarri dhe 9000 euro para të gatshme. Në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe shefi i bandës. Banda fajësohet për trafik me shumicë të kokainës, nga Amerika Latine në Gjermani përmes Holandës, kryesisht prej shtetasve të Shqipërisë, me dokumente të falsifikuara.
Belgjika, 300 vjedhje
Policia federale në Brukseli arrestoi një bandë hajdutësh shqiptarë të akuzuar për më shumë se 300 vjedhje me thyerje, nëpër Belgjikë. Përgjegjës janë 4 persona që futeshin shtëpi përmes një cilindri, ndërsa kishin në shënjestër veçanërisht bizhuteritë, paratë dhe makinat e banorëve. Një total prej 10 njerëzish, u arrestuan.

Italia
Prej të paktën 20 vitesh, në të gjithë Italinë janë përhapur banda të specializuara shqiptarësh që merren me grabitjet. Nuk kanë mëshirë kur vjedhin, kanë vrarë disa italianë në shtëpitë e tyre.
Gjermania
Ndonëse jo të konsoliduar si në Itali apo Angli edhe në Gjermani shqiptarët kanë gjetur hapësirat e tyre, në lëmin e kriminalitetit, ku trafiku i narkotikëve, përbën një prej linjave kryesore.
Belgjika
Shqiptarët që ndodhen në Belgjikë, kryesisht janë marrë me trafikun e drogës dhe në pak raste të armëve. Ata janë komunitet i gjerë në këtë shtet edhe për shkak të dyndjeve masive, pas viteve 90.

Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Kristjan Boçi reagon sërish: Një shqiptar i vërtetë nuk abuzon me Kombin e vet