Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare Shkodër ndhe asaj të Malit të Zi, u finalizua me sekuestrimin e 52 kg kanabis dhe arrestimin e 3 shqiptarëve të cilët po transportonin lëndën narkotike atë në drejtim të shtetit fqinj.  

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Policia Kufitare Shkodër sqaron se ka marrë informacion se nëpërmjet Liqenit të Shkodrës nga një grup kriminal mund të kryhej trafik i lëndëve narkotike i llojit Cannabis Sativa në drejtim të Malit të Zi , në Zonën e Hotit.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi janë marrë masa për mbylljen e rrugëve të kalimit ku dyshohej se do të trafikohej lënda narkotike.

Sipas policisë, rreth orës 21:45 në territorin e Malit të Zi, në Bregun e Liqenit të Shkodrës, rreth 400 metra larg Pikës Kufitare të Hanit të Hotit dhe asaj të Bozhaj në Malin e Zi, u arrestuan 3 shtetas shqiptarë të cilët transportonin një sasi prej 52 kg Cannabis Sativa, e ndarë në 4 thasë si dhe një automjet i markës ‘’ Volksëagen 3’’ me targë AA 503 GN në pronësi të shtetasit Emiljano.H.

Gjatë operacionit u arrestuan Emiljano.H., 23 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, Astrit. Sh., 32 vjeç ,banues në fshatin Aliaj, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe dhe Erjon. Z., 23 vjeç ,banues në Kalldrun, Njësia Administrative Qendër Koplik, Malësi e Madhe.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com