Arbitri gjerman Deniz Ajtekin u konsiderua nga tifozët shqiptarë si shkaktari i humbjes së kombëtares kuqezi, 0-3 ndaj Izraelit, mbrëmjen e djeshme në 'Elbasan Arena'.
Ende pa përfunduar ndeshja, tifozët shqiptarë janë dyndur në faqen e arbitrit Deniz Ajtekin, duke shkruar ofendime nga më të ndryshmet. Pa i kthyer përgjigje askujt, arbitri gjerman e çaktivizoi faqen, duke u zhdukur nga rrjeti social.
Por tifozët e inatosur nuk e lanë me aq, por gjetën mënyra të tjera për të vijuar ofendimet ndaj gjermanit. Dikush redaktoi faqen në 'Wikipedia' të arbitrit duke e ofenduar dhe aty ndërsa të tjerë hapën një faqe false të arbitrit në 'Facebook', ku administratori i faqes i përgjigjet çdo komenti me karton të kuq.
Arbitri gjerman Deniz Ajtekin nxori gjatë ndeshjes dy kartonë të kuq, duke e lënë kombëtaren shqiptare me 9 futbollistë në fushë.

(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com