Shqiptarët me sytë nga Eurovizioni
Elhaida favorite,fustani që do veshë
Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovizionit, festival ky që ka ngrit në peshë gjithë zemrat e shqiptarëve, por jo vetëm! Përfaqësuesja shkodrane Elhaida Dani, është cilësuar si favoritja e këtij edicioni edhe pse Rusia është një konkurrente e fortë.
TIRANE- Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovizionit, festival ky që ka ngrit në peshë gjithë zemrat e shqiptarëve, por jo vetëm! Përfaqësuesja shkodrane Elhaida Dani, është cilësuar si favoritja e këtij edicioni edhe pse Rusia është një konkurrente e fortë.
“Nëse Eurovision vendos fituesin nga popullariteti, nga votat, trofeu do të jetë i Elhaida Danit nga Shqipëria”, pohon Philippe Laguerre-Auguste, Drejtor i Komunikimit EMEA në Adobe. Duke na lënë të kuptojmë se, kënga “I’m live” do të jetë favorite e këtij edicioni në mbrëmjen e sotme.
Edhe pse kishte kritika, hamendje, por sigurisht edhe fansa të veshjes së gjysmëfinales, Elhadia Dani do ta ndryshojë atë në finale, por do ngelet te ngjyra e zezë. Këtë herë nuk do jetë ai kostum i prerë, por një fustan i gjatë, i zi, elegant. Këngëtarja shkodrane, ja ka besuar veshjen e finales stilistit Valdrin Sahiti nga Kosova dhe ky fustan është një nga krijimet e koleksionit të tij më të ri.
26 numri i fatit“I’m live” mban numrin e 26-t, e cila do të interpretohet live, për të pritur më pas votat e teleshikuesëve nga e gjithë Evropa. Në konkurrim janë 27 shtete që garojnë për çmimin e madh të Eurovizionit të 60-të. Këtë vit, merr pjesë edhe Australia si e ftuar nderi, përveç shteteve evropiane. Ndërkoaq, pesë vende të tjera donatorë kanë hyrë direkt në finale ndërsa të tjerët kanë ardhur nga gjysmëfinalet.
VotimiEdhe pse jemi vetëm disa orë përpara finales së madhe të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision 2015”, ku Shqipëria siguroi kualifikimin mes më të mirëve të këtij viti falë performancës së shkëlqyer. Por, ajo që na bën më tepër entuziastë është edhe votat që do të marrë Shqipëria nga shqiptarët në çdo vend të Europës. Sipas disa kërkimeve të bëra nga mediat thuhet se, disa nga vendet europiane mbështesin këngën shqiptare, por përfaqësuesja e Rusisë, Polina Gagarina, po fiton popullaritet pasi votimi gjeo-politik që ndiqet në Eurovizion, ka lënë gjurmë edhe këtë edicion.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
52%
-
Të gabuar
43.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 12497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar
27 Shtator, 22:26
-
Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)
27 Shtator, 22:17
-
Djali ka humbur kujtesën/ Momenti prekës kur nëna shqiptare e gjen në Greqi pas 20 vitesh: Të njoha menjëherë
27 Shtator, 22:09
-
Politika, drejtësia dhe alibia krahasuese e politikës si justifikim!
27 Shtator, 22:05
-
Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA
27 Shtator, 22:05
-
Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur
27 Shtator, 22:02
-
Rama në OKB: Kosova nuk duhet të mbahet peng nga askush
27 Shtator, 21:58
-
Rama në OKB, kërkon njohjen e Kosovës: Nuk duhet mbajtur peng me pretendime! Pritëm hebrenjtë e iranianët, i shtrimë dorën edhe Italisë fqinje
27 Shtator, 21:54
-
Tiranë/ E mitura largohet pa leje nga shkolla tek Fresku, vë në alarm familjen! Gjendet në Laprakë tek shtëpia e gjyshërve
27 Shtator, 21:31
-
Frrok Çupi: Burgu i deputetit Salianji u kthye në biznes
27 Shtator, 21:28
-
Emri i drejtorit të ri të Policisë/ Softa: Kandidatët janë persona me profil të lartë! Uroj që të ndryshojë mentaliteti i menaxhimit
27 Shtator, 21:19
-
Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv
27 Shtator, 21:13