/ATSH-Nefail Maliqi/-Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lausanne po vazhdon seancën maratonë për ndeshjen Shqipëri Serbi. Gjatë gjithë ditës, janë dëgjuar ankesat e palës shqiptare dhe palës serbe.
ATSH dhe «Presheva jonë » si medium i vetëm shqiptar që ndoqi drejtpërsëdrejti këtë proces ka mësuar se verdikti i CAS për ndeshjen e 14 tetorit të vitit të kaluar në Boegrad nuk do të merret sot. Seanca me përfaqësuesit e kombëtares dhe pales serbe ka nisur sot në oren 9. Fillimisht takimi ishte i përbashkët, kurse tërë ditën është debatuar vetëm për Shqiperinë.
Presidenti i FSHF-së Armand Duka është treguar optimist dhe beson se drejtësia do te veprojë në favor të Shqipërisë.
I pari që ka dëshmuar ishte kapiteni Lorik Cana dhe pas e trajneri De Biasi. Deklaratat e dy përfaqësuesve tanë u përqendruan te dhuna e tifozerisë serbe dhe pamundësia për të vazhduar ndeshjen në një ambient armiqësor. Menjëherë pas dëshmisë, trajneri i kuqezinjëve, De Biasi ka komentuar në rrjetet sociale.
"Në orën 11:25 nisa dëshminë time përpara KAS-it të Lozanës dhe pas thuajse një orë e përfundova atë. Tani të presim me besim", shkruan ai.
Në seancë ka patur edhe përfaqësues serbë, të kryesuar nga sekretari i federatës serbe, Zoran Lakoviç, që u përpoqën të hedhin poshtë pretendimet e palës tonë. Pasdite ka nisur dëshmia e ekspertëve ndërkombëtarë të thirrur nga Federata Shqiptare. I pari Profesor Sebastien Beson, i specializuar në çështjet e arbitrazhit dhe i dyti Profesor Doktor Alain Macaluso, një tjetër emër i madh i së drejtës ndërkombëtare.
Agjenda e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë përcakton një seancë të gjatë që përfundon në orën 20.00 dhe nuk pritet që vendimi të dalë që këtë të premte.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA