'Shqiptarët në Leverkusen e bënë më të bukur fitoren', boksieri Hysa pasi u ngjit i 66 në botë: Ky vit mbyllet me surpriza

Shkatërrimin që në raundin e parë që i bëri argjentinasit Maximiliano Sosa, kampioni i Shqipërisë për peshat e rënda në boks Nelson Hysa, e konsideron një sukses që i dha më shumë peshë fakti që shumë shqiptarë ishin me të në Leverkusen atë ditë.

“Ishte kënaqësi e veçantë dhe atë e shtuan më shumë edhe sportdashësit shqiptar, kosovar dhe nga të gjithë krahinat e Shqipërisë, të cilët na bënë të ndihemi shumë mirë,”-u shpreh Nelson Hysa, boksier.

Kjo fitore historike 39-vjeçarin e dërgoi në vendin e 66 në botë në boksin profesionist, duke i dhën titullin kampionit bote në federatën WBC për peshën mbi 99 kilogramë. Ndërkohë që ka mbetur edhe pak kohë deri në mbylljen e këtij viti, por shkodrani kërkon që 2023 të mos e mbyllë me kaq.

“Synimi tani afër është të ulemi te 50 më të mirët e botës, sepse atje fillojnë ndeshjet me të ngjeshura dhe më të forta. Shpresoj dhe synoj që këtë objektiv ta arrij brenda 2023,”-tha Nelson Hysa, boksier.

Edhe pse kanë kaluar shumë pak dit nga ndeshja në Gjermani, Nelson Hysa, po këtë fundjavë do ngjitet sërish në ring.

“Këtë javë kthehet kampionati shqiptar. Është sadisfaksion për ne që të shpallemi sërish kampion Shqipërie. Shpresoj. Unë marr pjesë me ekipin e Vllaznisë pavarësisht se stërvitem gjatë gjithë kohës në Tiranë. Është profesor Artur Koçi i cili më ka mbështet me stërvitje të veçanta gjë për të cilën e falënderoj,”-deklaroi Nelson Hysa, boksier.

Në 11 ndeshje deri më tani Nelson Hysa ka po kaq fitore, 9 prej të cilave i ka mbyllur më herët duke hedhur nokaut kundërshtarin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës? Mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës? Mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare