Shqiptarët në Rumani letër Nishanit:
Përfaqësohemi nga një maqedonase

Shqiptarët në Rumani letër Nishanit: <br />Përfaqësohemi nga një maqedonase
TIRANE- Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë nëpërmjet një letre drejtuar krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, denoncon gjëndjen e mjerueshme në të cilën jeton komuniteti shqiptar në Rumani.

Në letrën drejtuar Presidentit Nishani, kryeministrit, kryetares së parlamentit, dhe ministrit të Jashtëm Edmond Panariti, kjo bashkësi, e krijuar që në 1990 informon se komuniteti shqiptar prej vitit 2000 përfaqësohet në Parlamentin e Rumanisë nga Oana Manolescu, një shtetase rumune me origjinë maqedonase që nuk i përket kësaj etnie, dhe që përdor subvencionet financiare të qeverisëse për interesat personale dhe të grupimit që ajo drejton.

“Theksojmë se asnjë Euro nga subvencioni financiar nuk shkon për shqiptarët etnikë, për të mbështetur shqiptarë të vjetër që janë prej vitesh të sëmurë/paralizuar, për të mbështetur aktivitete të ndryshme, apo për t’u kujdesur për të ruajtur vlerat kulturore historike që po degradohen nga koha.”- thuhet në letër, duke përmendur dhe dëmtimin e varrit të Viktor Efimiut.

“Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, me një traditë mbi 400 vjeçare të atestimit të saj dokumentar- sqarohet në letrën e drejtuar zyrtarëve të lartë se - në momentin e tanishëm gjendet në pragun e shpërbërjes për shkak të vështirësive financiare që po përjeton prej vitit 2001, kur të gjitha subvencionet e shtetit rumun që i takonin minoritetit shqiptar, iu kaluan një personi të huaj për këtë etni, që nuk i njeh as historinë, as anëtaret e saj, duke i provokuar dëme të pallogaritshme në drejtim të vazhdimësisë”.

Sipas tyre Manolescu nuk plotëson kushtin e përfaqësimit të minoritetit të shqiptarëve në Paralamentin e Rumanisë, ndërkohë që merr 5 mijë euro pagë mujore si deputete dhe me fondet e qeverisë rumune të destinuara për komunitetin shqiptar po ndërton një vilë në Kraiovë.

Komuniteti shqiptar e ka kontestuar praninë e Oana Manoleskut në Parlamentin e Rumanisë që prej periudhës së zgjedhjeve nga ana e Ligës së Shqiptarëve të Rumanisë në emrin e së cilës kandidoi dhe kjo Bashkësi. Po kështu grupi Parlamentar i Minoriteteve Kombetare të Parlamentit të Rumanisë, e mohoi si përfaqësuese të etnisë shqiptare.

Ata kërkojnë sensibilizim pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Rumani, “ku ka shumë mundësi të kandidojë përsëri zonja Manolescu, ose ndonjë shtetas tjetër rumun, i lidhur me të, por pa asnjë lidhje gjenetike apo kontribut konkret për shqiptarët.”- thuhet në letrën që Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë i ka drejtuar krerëve të shtetit shqiptar, një kopje e së cilës ka ardhur dhe në adresën e emailit të gazetës shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit