‘Shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë’, Cana mbron Xhakën dhe Shaqirin

‘Shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë’, Cana mbron Xhakën dhe Shaqirin

Lorik Cana

Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka qenë i ftuar në një emision francez ku është pyetur në lidhje me festimin e golave nga Xhaka dhe Shaqiri. Cana është shprehur se i njeh shumë mirë Xhakën dhe Shaqirin dhe se i ka mbështetur gjatë gjithë karrierës së tyre.

Ai tregon se Taulanti dhe Xhaka kishin shprehur dëshirën e tyre për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë që në 2010 por nuk ishte e mundur pasi kishin pasaportë zvicerane dhe FIFA nuk e lejonte këtë gjë.

Përsa i përket festimit me shqiponjë ai shprehet se i mbron për dy arsye, që shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë dhe se familja e Xhakës ka vuajtur shumë nga regjimi i Beogradit gjatë luftës dhe një festim i tillë është emocion nga ana e tyre.Ndërsa për vendimin e FIFA-s Canës i duket i pavend  dhe se ka pasur gjeste dhe më të rënda në stadium dhe nuk janë dënuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian