Të kurorëzosh dashurinë në dasmë, në një ceremoni që shqiptarët dhe jo vetëm, e kanë traditë, është ende e ndaluar në vendin tonë për shkak të situatës me koronavirusin. Por jo vetëm qytetarët që duan të festojnë, por dhe shumë pronarë biznesesh, marrin përsipër riskun për gjoba të majme dhe deri në mbyllje të biznesit, duke organizuar ceremonitë.
Në një njoftim të fundit zyrtar i Policisë së Tiranës, thuhet se janë ndëshkuar me nga 3 milionë lekë të rinj tre biznese, për përsëritje të shkeljes së aktit normativ që ndalon grumbullimet në ambiente të mbyllura, si dhe pronari i një restoranti i cili mori 1 milionë lekë gjobë për organizimin e një ceremonie festive pa respektuar protokollet e sigurisë.
Dy persona me inicialet RR. XH. dhe H. H morën masë administrative 3.000.000 lekë secilit. Ndërsa një pronar me inicialet R.C veç gjobës 3 mln lekë të rinj, iu pezullua dhe aktiviteti për 6 muaj.
H. I., pronar i një restoranti, mori masë administrative, 1.000.000 lekë
Policia e Tiranës i bën apel për të gjithë pronarët apo administratorët e subjekteve të ndryshme të cilët ushtrojnë aktivitete, të respektojnë më përpikërmi protokollet e sigurisë dhe masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50.1%
-
Jo
45.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4823
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Lëvizte i armatosur afër Rinasit, arrestohet 34 vjeçari! Qëlloi me armë në drejtim të policisë nga servisi i tij, nuk ka të lënduar (EMRI)
13 Shkurt, 20:43
-
Tiranë/ Banda e 7 të miturve nën akuzë, hapnin profile false si femra në rrjetet sociale dhe fusnin në kurth 'klientët'! Takimet në vendet e errëta, u vidhnin paratë
13 Shkurt, 15:38
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt, 09:12
-
Kapsolla drejt policëve në protestën e PD, arrestohet 19-vjeçari! Në hetim edhe 3 militantë të tjerë
9 Shkurt, 09:40
-
Protesta e PD/ 3 policë të lënduar nga kapsollat, vizitohen në spital nga kryepolici i Tiranës! Policia: Po mbledhim provat e pamjet, autorët do përballen me drejtësinë
8 Shkurt, 20:25
-
Tiranë/ Zhduken 2 të mitur nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit, punonjësja denoncoi ngjarjen
5 Shkurt, 16:25
-
Tiranë/ Fitoi 200 mijë euro brenda një viti duke shfrytëzuar për prostitucion 16 femra të huaja online, 'Escort' shpall në kërkim 36-vjeçarin (EMRI)
4 Shkurt, 15:25
-
Tiranë/ Goditet një tjetër Call Center që mashtronte të huajt me bursa fiktive, 6 në pranga, një në hetim (VIDEO)
2 Shkurt, 10:51
-
Kabanis me postë nga Tajlanda në Tiranë, 3 të arrestuar! Zbardhet skema, porosia bëhej me rroba ( EMRAT + FOTO)
1 Shkurt, 11:09
-
Tiranë/ Vidhnin banesa dhe biznese, 2 të arrestuar, sekuestrohet një pistoletë dhe municion luftarak (Emrat)
1 Shkurt, 09:53
-
Tiranë/ I morën me dhunë 1 mijë euro 35-vjeçarit, një i arrestuar, tjetri në kërkim (VIDEO)
1 Shkurt, 09:13
-
Tiranë/ Shisnin lëndë narkotike, vihen në pranga 3 persona, policia sekuestron kokainë dhe kanabis
31 Janar, 17:38