Një protestë e sindikatave të pavarura të Shqipërisë është bërë objekt i mediave në Kosovë, jo për objektin e saj, por për faktin se është ngatërruar flamuri I Kosovës me atë të Bosnjës.
Protesta zhvillohej para ministrisë së Ekonomisë kundër taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës, “Që ende ka dallime ndërmjet shqiptarëve në të dy anët e kufirit, s’e mohon askush, mirëpo që mos të njihet flamuri i Kosovës, kjo është më tepër se skandal. Shpresojmë që një ditë gjërat të ndryshojnë në thelb, jo vetëm me deklarata dhe demonstrata!”- shkruajnë mediat kosovare duke iu referuar këtij fakti.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com