Shqiptarët përballë dilemës: Të largohen apo të qëndrojnë!

Shqiptarët përballë dilemës: Të largohen apo të qëndrojnë!

Foto ilustruese

Ka akoma dyshime në Shqipëri se nuk duhet të kemi mbështetjen dhe asistencën e SHBA dhe BE në vend! Shqipëria ka nevojë për një pushtet legjitim, të dal nga vota e lirë dhe për një luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar. Pa mbështetjen e aleatëve nuk dp të kishim dekriminalizim në Parlament, veting në drejtësi apo reforma të tjera të rëndësishme.

Politika, pushteti, ekonomia dhe krimi kanë krijuar një simbiozë të rrezikshme dhe qytetarët e lirë janë totalisht të pambrojtur dhe të pafuqishëm për të mbrojtur të drejtat e tyre legjitime. Të tjerat janë dokra! Shqipëria është e pushtuar nga Jugu e në Veri nga kjo simbiozë e rrezikshme. Ky fenomen, dikur i ngjashëm edhe në Itali është shumë i fuqishëm dhe shumë i vështirë për tu luftuar. Nëse nuk bie pushtetit politik si garant dhe nëse ekonomia nuk çlirohet nga pushtuesit, zor se do të ketë rezultate! Nisma individuale apo edhe të limituara në njerëz nuk bëjnë asnjë ndryshim. Shoqëria duhet të reagojë masivit ndaj fenomeneve që e kan kthyer Shqipërinë në vendin e pasigurt dhe me probleme serioze për rendin.

Shoqëria duhet të mohoj masivit fenomene të tilla dhe pa kompromis e duhet të thyejnë frikën në këmbim të lirisë. Shqipëria duhet të shkojë menjëherë në Zgjedhje të Parakohshme me garanci serioze për të garantuar zgjedhje të lira e demokratike ky pushtet për sa kohë vazhdon, tashmë pas 10 vitesh kthehet në një problem serioz për sigurinë dhe rendin në vend dhe po ashtu kërcënon seriozisht pronën private dhe ekonominë e lirë që është kthyer në monopol të fortësh.

Shqiptarët janë përballë dy sfidave:
- të dorëzohen e të largohen
- të qëndrojnë e të përballen me të keqen
E para është ndoshta zgjidhja më e thjeshtë, por nuk është në thelb zgjidhja, por dorëzim pa kushte.
E dyta është ajo që do të bënte çdo qytetar në shenjtë dashurie e patriotizmi ndaj vendit, por edhe si prindër që fëmijët të rriten e të jetojnë me dinjitet në vendi e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 08/07/2023 20:11

    Kështu është kur të dirigjon serbia…!

    Përgjigju
  • Mario: 08/07/2023 18:16

    Probleme te tilla ka kudo, edhe ne ate perendimin qe ne e kerkojme. Shqipetaret duhet te mesohen se me largime nuk rregullohet gje. Duhet te qendrojne dhe te kerkojne te rregullohet duke kerkuar llogari dhe votuar per te ndryshuar gjerat per me mire.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë