JANINE - Eshtë dashur dëshmia tronditëse e një 39-vjeçareje greke, sipas policisë greke, të përdhunuar nga dy shqiptarë që të zbuloheshin një sërë vrasjesh për të cilët dyshohet se kanë kryer në Shqipëri.
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët, 50 dhe 40-vjeçar kanë alarmuar policinë greke pasi qarkullojnë në zonën e Janinës të armatosur. Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërsa përmes deklaratave për mediat vendase i kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi shqiptarët cilësohen si mjaft të rrezikshëm. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por policia ka shpërndarë foto të tyre.
GRABITJA E CIFTIT GREK DHE PERDHUNIMI I 39-VJECARES
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur dy shqiptarët e armatosur kanë kapur një çift grek dhe pasi i kanë keqtrajtuar, kanë përdhunuar gruan 39-vjeçare greke dhe më pas kanë grabitur të hollat që çifti kishte me vete. Ngjarja është rrëfyer në organet e policisë greke nga vetë çifti, i cili ka dhënë detaje konkrete të ngjarjes dhe përshkrimin e dy shqiptarëve. Por falë gjurmëve të dy shqiptarëve policia ka zbuluar përfshirjen e tyre në një sërë vrasjesh të kryera në Shqipëri. Nëpërmjet një deklarate për mediat policia tha se dy shqiptarët 50 dhe 44-vjeçar rezultojnë si persona të rrezikshëm, raporton korrespondenti i televizionit A1Report, Piro Nase.
ME 1 JANAR GRABITEN NE ZONEN E PATRES
Pas këtij konstatimi nga ana e policisë greke, fshihet një histori grabitjesh dhe plagosjesh me armë në shtetin helen. Dy shqiptarët në ditën e parë të këtij viti (1 janar) kanë vjedhur me dhunë në zonën e Patrës në Greqi.

(Foto e dy shqiptarëve, publikuar në median greke)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com