Shqiptarët presin Vitin e Ri jashtë 
shtëpisë,ja çmimet e restoranteve

E teksa nata e ndërrimit të viteve po afron, shqiptarët kanë shprehur dëshira të ndryshme se ku do e kalojnë festën. Por, si është shprehur trendi i atyre që kanë zgjedhur të festojnë brenda vendit? Menaxherë dhe pronarë të restorantëve i shpjeguan Report Tv trendin e këtij viti.

“Këto dy-tre vitet e fundit dhe veçanërisht këtë vit trendi është për ta festuar në vendin tënd dhe të gjithë e kanë kuptuar. Gjithë ata që kishin dëshirë të iknin jashtë kanë ndërruar mendim, ata që e kanë provuar”, shprehet Mirjana Kuka, pronare.

“Shqiptarët preferojnë ta festojnë nëpër restorante. Kjo tendencë është në rritje”, thekson Miklovan Zeqo, menaxher.

Sipas një vëzhgimi restorantet në Tiranë ofrojnë bashkë me menunë e tyre paketa më çmime që variojnë nga 50 mijë lekë deri në shifrën 119 euro për persona.

Kuka: Politika e çmimit përmbledh përmbajtjen e menusë, programin artistik, dhurata dhe këngëtarin. Çmimet janë 35 euro për fëmijët, 0 për fëmijët 0-6 vjeç. Çmimet janë diku te 70 euro.

Zeqo: Çmimin e kemi te 80 euro për person, për fëmijët është diku te 50% me ulje.

Por, si kanë qenë fluksi i rezervimeve në restorante për natën e Vitit të Ri?

Kuka: Ka pasur shumë interesime për shqiptarët që jetojnë jashtë, janë shqiptarë, jetojnë jashtë dhe duan të kalojnë festat këtu dhe jo vetëm, vijnë bashkë me miqtë e tyre, nga rezervimet e bëra janë 30% italianë. Të vijnë të huaj, neve nuk na kishte bërë vaki si sivjet.

Zeqo: Deri tani restoranti është i prenotuar i gjithë. Rezervimet e para kanë filluar nga 15 dhjetor. Shumë shqiptarë që jetojnë në Itali kanë rezeruar me email, përveç shqiptarë, kemi dhe të huaj që festojnë këtu.

Përveç restoranteve, tradita e shqiptarëve për të pritur Vitin e Ri nuk mjafton vetëm me darkën tradicionale.

Menaxher 1: Dy javë përpara bëhen prenotimet dhe bllokohen, në këtë moment që po flasim nuk ka më vend.

Menaxher 2: Prenotimet vazhdojnë, kemi akoma vende edhe pse interesi është shumë i lartë.

Sa kushton të dalësh në një lokal nate në zonën e ish bllokut, më e lakmuara nga të rinjtë?

Menaxher 1: E kanë openbar, paketa është 35 mijë lekë personi dhe 50 mijë lekë tavolina.

Menaxher 2: Është openbar, funksionon 50 për meshkuj dhe 40 për femra si pagesë, sepse kjo ju intereson shumë shqiptarëve. Në krahasim me vitin e kaluar janë në rritje, por që nuk kemi pasur shumë reagime në lidhje me ngritjen e cmimeve.

Menaxherë të lokaleve shprehen se interesi i shqiptarëve për ta pritur Vitin e Ri jashtë shtëpisë në lokale natë është gjithmonë në rritje.

Menaxher 1: Në krahasim me vitet e tjera, kemi pasur goxha grupe të mëdha, shoqëri, që janë kolegë pune, grupmosha të reja.

Menaxher 2: Në krahasim me vitet e tjera nuk shohim asnjë lloj ndryshimi, është njëlloj, plot, njerëzit dalin për Vit të Ri, është ajo ora që njerëzit duan ta kapin jashtë.

Nata e ndërrimit të viteve duket se edhe këtë vit do të pritet jashtë shtëpisë, nëpër restorante dhe lokale nate nga shqiptarët, kjo e theksuar sidomos pë rata që vijnë nga vendet evropiane. 

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura