Shqiptarët pushtojnë teatrot më prestigjozë: Cecilia Laca violinë e parë në San Carlo të Napolit

Shqiptarët pushtojnë teatrot më prestigjozë: Cecilia Laca violinë e parë në San Carlo të Napolit

Cecilia Laca dhe shkrimi për violinisten shqiptare në të përditshmen italiane Il Mattino

Pas shqiptarëve violina të para në Teatrin Petruzzelli në Bari, në La Scala të Milanos, tani një tjetër shqiptare shkëlqen edhe në të magjishmin teatër San Carlo të Napolit, një nga teatrot më antikë dhe më prestigjozë në Europë dhe në botë. Cecilia Laca është një tjetër ekselencë shqiptare që me punën dhe talentin e saj fiton shkallët e karrierës për të qenë një nga instrumentistet më me vlerë të San Carlos.

Historia e saj tregohet në një faqe të tërë të gazetës së Napolit, Il Mattino. Vetëm 15 vjeç u largua nga Shqipëria drejt Italisë. "Nga mamaja ka trashëguar pasionin dhe disiplinën, ndërsa babai ishte instrumentist i oboes para se të bëhej drejtor në një ndërmarrje. Vëllai pianist po me një karrierë të suksesshme", shkruhet në të përditshmen napoletane.

Cecilia Laca është një nga artistët e shumtë shqiptarë që në fushën e instrumenteve, baletit apo operistikës po arrijnë majat e institucioneve më të rëndësishme të kulturës europiane. Krenari e pafundme për këta bashkëatdhetarë të talentuar që me punën e tyre bëhen shembull frymëzimi për të rinj që ende studiojnë në shkollat artistike të Tiranës dhe Shqipërisë me shpresa dhe ëndrra të jashtëzakonshme.

Shkrimi për violinisten shqiptare në të përditshmen italiane Il Mattino

a.m./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 22/10/2019 15:55

    Zonjusha është modeli që të rinjtë dhe shqiptarët duhet të ndjekin!I lumtë!!Shikoni dhe krahasoni me këtë princeshe1-analistet qelbësira.2-KÇKnë prokurore e gjyqtare.3-administratën e shtetit.4-presidentin.5-deputet.Kur e mendon trëmbesh!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditje